Bota

Nga 1 maji do hapet çdo qendër tregtare, Austria vendi i parë në Europë që njofton planin për daljen nga izolimi

6 Prill 2020, 11:27 Nga DOSJA
Nga 1 maji do hapet çdo qendër tregtare, Austria vendi i parë

AUSTRIA– Koronavirusi ka gjunjëzuar vende të fuqishme si Italia, Franca, Spanja, SHBA e Britania, por së fundmi Austria ka deklaruar po i jep fund planit për daljen totale nga izolimi.

Sipas kancelarit austriak, Sebastian Kurz është raportuar se po planifikohet plani që të lejojë që dyqanet më të vogla të rihapen më 14 prill.

Ndërsa rihapja e ë gjitha dyqaneve dhe qendrave tregtare besohet se do të jetë e mundur në datën 1 maj.

Nga 1 maji e në vazhdim hotelet dhe restorantet do të hapen gradualisht deri në mes të majit. Ndërsa thuhet se deri në fund të qershorit s’do ketë asnjë biznes të mbyllur.

Por megjihatë kufizimet për njerëzit do të zgjaten deri në fund të prillit. Me këtë plan që po përfundon aq shpejt dhe me data konkrete  Austria mund mund të jetë një nga vendet e para të Europës që synon të dalë nga izolimi në mënyrë graduale.

Ndërkohë Kurz ka ritheksuar për qytetarët që të bëjnë kujdes akoma e t’iu përmbahen masave për distancimin shoqëror si edhe u kërkoi që të mos mblidhen për festën e pashkëve apo të qëndrojnë në grupe  të mëdha me të afërmit  e tyre.

Në rang global Covid-19 ka vrarë mbi 70 mijë persona dhe ka infektuar 1.2 milionë të tjerë, por lajm i mirë është se 269,494 të prekur kanë fituar betejën me COVID-19. . Në Itali janë shënuar 15,887 viktima, ndërsa në Francë 8,078. Virusi po bën ‘kërdinë’ në Spanjë, ku aty kanë humbur jetën 13.055 persona. Të infektuar ka edhe në Mal të Zi, Maqedoni e Veriut dhe Kosovë ndërsa në Greqi numri i viktimave ka shkuar në 73. Shqipëria ka rregjistruar 377 persona të infektuar dhe 21 viktima nga Covid-19.

Burimi: FT.com 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në austri sebastian kurz koronavirusi në austri sebastian kurz

Sondazh

Poll

Bota 6 Prill 2020, 09:13

ITALI– Merren masa të reja, akoma më strikte për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në Itali, i cili është një nga vendet më të prekura në botë. Sipas med...

Bota 6 Prill 2020, 07:33

COVID-19/ Shkon në 3 numri i viktimave në Kosovë

Kosovë- Mëngjesin e sotëm dy persona kanë humbur jetën në Kosovë, pasi u infektuan me COVID-19.  Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, e...