Bota

U shkarkua nga puna pasi paralajmëroi përhapjen e Covid-19, Kapiteni i Marinës amerikane rezulton i infektuar nga koronavirus

6 Prill 2020, 09:56 Nga DOSJA
U shkarkua nga puna pasi paralajmëroi përhapjen e Covid-19, Kapiteni i

SHBA– Kapiteni i Marinës amerikane Brett Crozier, i  cili u shkarkua disa ditë më parë nga detyra, ka shfaqur simptoma të koronavirusit vdekjeprurës që shpërtheu së pari në Kinë.

Mediat e huaja kanë raportuar rastin e Crozier pasi kanë mësuar lajmin përmes  disa burimeve të afërta me ish-zyrtarin e lartë të Marinës. Ndërkohë mësohet se kapiteni Crozier kishte shfaqur simptoma të ngjashme me ato të Covid-19 para se të largohej nga drejtimi i aeroplanmbajtëses “USS Theodore Rusvelt”.

Sa i përket Marinës amerikane, ajo refuzoi të jepte një deklaratë lidhur me rastin ish-kapitenit Crozier. Crozier u shkarkua si kapiten i USS Theodore Roosevelt pasi shkruajti një letër ku njoftonte drejtuesit e marinës se Covid-19 në anijen e tij po kërcënonte jetën e marinarëve që gjendjeshin aty.

“Përhapja e sëmundjes po vazhdon dhe po përshpejtohet.“- shkroi ai. Por ku u largua nga anija pas shkarkimit nga puna, Crozier u befasua jashtëzakonisht nga ish-ekuipazhi i tij.

Ndërsa Presidenti amerikan Donald Trump tha se ai nuk mendon se Crozier duhet ta kishte shkruar atë letrën, e cila sipas tij ishte një gjë “e tmerrshme” për t’u bërë.

 

Në rang global Covid-19 ka vrarë mbi 70 mijë persona dhe ka infektuar 1.2 milionë të tjerë, por lajm i mirë është se 269,494 të prekur kanë fituar betejën me COVID-19. . Në Itali janë shënuar 15,887 viktima, ndërsa në Francë 8,078. Virusi po bën ‘kërdinë’ në Spanjë, ku aty kanë humbur jetën 13.055 persona. Të infektuar ka edhe në Mal të Zi, Maqedoni e Veriut dhe Kosovë ndërsa në Greqi numri i viktimave ka shkuar në 73. Shqipëria ka rregjistruar 377 persona të infektuar dhe 21 viktima nga Covid-19.

Burimi: Theguardian 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota brett crozier brett crozier

Sondazh

Poll

Bota 6 Prill 2020, 09:13

ITALI– Merren masa të reja, akoma më strikte për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në Itali, i cili është një nga vendet më të prekura në botë. Sipas med...

Bota 6 Prill 2020, 07:33

COVID-19/ Shkon në 3 numri i viktimave në Kosovë

Kosovë- Mëngjesin e sotëm dy persona kanë humbur jetën në Kosovë, pasi u infektuan me COVID-19.  Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, e...