Bota

Ulen vdekjet në Spanjë prej 24 marsit, 637 viktima në 24 orët e fundit nga Covid-19

6 Prill 2020, 10:07 Nga DOSJA
Ulen vdekjet në Spanjë prej 24 marsit, 637 viktima në 24

SPANJË– Ditën  e sotme në Spanjë janë rregjistruar 637 viktima brenda 24  orëve, totali më i ulët ditor prejdatës 24 mars.

Në Spanjë, numri i përditshëm i vdekjeve ka rënë për të katërtën ditë radhazi, duke rritur shpresën se vendi po del nga kjo situatë e  vështirë.

Megjithatë Spanja mbetet një nga vendet më të goditura në botë nga pandemia, me 13.055 vdekje. 135.032 persona të tjerë kanë rezultuar të infektuar nga virusin, sipas ministrisë së shëndetësisë.

 

Në rang global Covid-19 ka vrarë mbi 70 mijë persona dhe ka infektuar 1.2 milionë të tjerë, por lajm i mirë është se 269,494 të prekur kanë fituar betejën me COVID-19. . Në Itali janë shënuar 15,887 viktima, ndërsa në Francë 8,078. Virusi po bën ‘kërdinë’ në Spanjë, ku aty kanë humbur jetën 13.055 persona. Të infektuar ka edhe në Mal të Zi, Maqedoni e Veriut dhe Kosovë ndërsa në Greqi numri i viktimave ka shkuar në 73. Shqipëria ka rregjistruar 377 persona të infektuar dhe 21 viktima nga Covid-19.

Burimi: TheGuardian

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne spanje koronavirusi ne spanje

Sondazh

Poll

Bota 6 Prill 2020, 09:13

ITALI– Merren masa të reja, akoma më strikte për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në Itali, i cili është një nga vendet më të prekura në botë. Sipas med...

Bota 6 Prill 2020, 07:33

COVID-19/ Shkon në 3 numri i viktimave në Kosovë

Kosovë- Mëngjesin e sotëm dy persona kanë humbur jetën në Kosovë, pasi u infektuan me COVID-19.  Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, e...