Bota

COVID-19/ Britania pezullon fluturimet me Japoninë, ‘American Airlines’ anulon për një muaj fluturimet në 3 aeroportet k

6 Prill 2020, 09:39 Nga DOSJA
COVID-19/ Britania pezullon fluturimet me Japoninë, ‘American

BRITANI E MADHE– Koronavirusi ka mbyllur kufijtë e shumë shteteve për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Ndërkohë edhe SHBA ku tashmë ka një  numër rekord të infektuarish ka marrë masa të forta për mbrojtjen nga virusi.

Ditën e sotme British Airways ka njoftuar se do të se do të pezullojë fluturimet direkte mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Japonisë. Ndërsa American Airlines Group Inc tha ka thënë pasditen e së dielës se do të pezullojë më shumë fluturime brenda dhe jashtë vendit në tre aeroportet kryesore të New York City për rreth një muaj.

“British Airways njoftoi se do të pezullojë të gjitha fluturimet direkte midis Japonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar nga e Mërkura 8 prill. Fluturime direkte dhe indirekte po funksionojnë me linjat e tjera ajrore.”-është  thënë në njoftim.

 

Në rang global Covid-19 ka vrarë mbi 70 mijë persona dhe ka infektuar 1.2 milionë të tjerë, por lajm i mirë është se 269,494 të prekur kanë fituar betejën me COVID-19. . Në Itali janë shënuar 15,887 viktima, ndërsa në Francë 8,078. Virusi po bën ‘kërdinë’ në Spanjë, ku aty kanë humbur jetën 13.055 persona. Të infektuar ka edhe në Mal të Zi, Maqedoni e Veriut dhe Kosovë ndërsa në Greqi numri i viktimave ka shkuar në 73. Shqipëria ka rregjistruar 377 persona të infektuar dhe 21 viktima nga Covid-19.

Burimi: TheGuardian 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne britani koronavirusi ne shba koronavirusi ne britani koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll

Bota 6 Prill 2020, 09:13

ITALI– Merren masa të reja, akoma më strikte për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në Itali, i cili është një nga vendet më të prekura në botë. Sipas med...

Bota 6 Prill 2020, 07:33

COVID-19/ Shkon në 3 numri i viktimave në Kosovë

Kosovë- Mëngjesin e sotëm dy persona kanë humbur jetën në Kosovë, pasi u infektuan me COVID-19.  Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, e...