Sport

VIDEO: E mbani mend këtë gol? Ishte dita kur Neuer bëri gafë ndaj Interit

5 Prill 2020, 17:29 Nga DOSJA
VIDEO: E mbani mend këtë gol? Ishte dita kur Neuer bëri gafë

Si sot nëntë vite më parë, Manuel Neuer bëri atë që mund t’i jetë kthyer në makth për shumë javë me radhë. Schalke 04 luante në Champions League përballë Interit dhe portieri gjerman doli nga porta për të larguar një top.

Ai provoi me kokë dhe ia doli të bënte ndërhyrjen e parë, pa parashikuar se do të vinte  menjëherë mesfushori Dejan Stankovic, i cili gjuajti fluturimthi nga mesi i fushës dhe shënoi.

Këtë gol fantastik të Interit nuk e harron as faqja zyrtare e UEFA-s, e cila ua ka rikujtuar futbolldashësve (dhe sidomos tifozëve zikaltër) me këtë postim në rrjetet sociale.

⚫️? An unbelievable volley from Dejan Stanković #OTD in 2011! #UCL | @Inter_en pic.twitter.com/hjIuim0qqn

— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) April 5, 2020

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inter neuer video inter neuer video

Sondazh

Poll