Sport

Kukësi probleme me pagat, Safet Gjici e gjen zgjidhjen: Të presim kur të iki koronavirusi

5 Prill 2020, 17:16 Nga DOSJA
Kukësi probleme me pagat, Safet Gjici e gjen zgjidhjen: Të presim kur

TIRANË- Safet Gjici ka folur në “E diela Proces”, për situatën e futbollit dhe sidomos të Kukësit. Presidenti i nderit të klubit verilindor është shprehur me besim se do të vijë edhe një ndihmë nga ana e shtetit, pavarësisht braktisjes së saj, duke u shprehur edhe me humor se kryeministri i vendit është tifoz jo vetëm i Juventusit, por edhe i Partizanit.

“Ne kemi shpresë që futbolli shqiptar të ndihmohet nga shteti pasi është prekur nga koronavirusi sepse kemi problemet tona. Edhe pse qeveria ka vështirësi tani në fondet për mbrojtjen e qytetarëve për shkakun e mbylljes së bizneseve, por duhet të kuptojmë që nga qeveria presin të gjithë aktualisht.

Në skuadrën e Kukësit pagat janë një temë e nxehtë pasi prej muajsh lojtarët nuk paguhen, për këtë çështje Gjici e ka një shpjegim. “Ulja e pagave? Do të shohim situatën nga Koronavirusi kur të mbyllet, kur përfundon dhe nuk e kam dhënë ende rrogën e marsit. Të shohim ndihmën nga shteti, UEFA dhe Federata”, tha Gjici.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 pagat tek kukesi safet gjici koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 pagat tek kukesi safet gjici

Sondazh

Poll