Sport

Gjici kërkon ‘ta marrë kalanë nga brenda’: Meqë janë ul çmimet në merkato,dëshiroj Olsi Ramën si drejtor sportiv

5 Prill 2020, 17:48 Nga DOSJA
Gjici kërkon ‘ta marrë kalanë nga brenda’: Meqë

TIRANË- Tifozëve të Partizanit nuk do i vijë mirë nga deklaratat e Kryetarit të Bashkisë Kukës, Safet Gjici i cili u shpreh në emisionin “E Diela Proces” se Olsi Rama i ka dyert e hapura për ekipin e Kukësit. Koronavirusi ka “pushtuar” dhe futbollin me vlerat e drejtuesve dhe lojtarëve që ka rënë ndjeshëm, referuar këtu edhe klubeve të tjera botërore. 

I “thumbuar” dhe nga drejtuesi i rubrikës Edi Manushi në lidhje me Olsi Ramën, që në një të ardhme të hapur a ekziston mundësia që të marrë “frenat” e ekipit verior. Gjici, u shpreh: “Olsi e ka derën e hapur kudo, se ia ka marrë dorën tani këtyre punëve. Kështu që pse jo. Prapë në fuqi është oferta”.


Në këtë mënyrë presidenti i verilindorëve i lë të hapura dyert për Ramën. Një vit më parë do i paraqiste ftesën hapur në një transmetim direkt në television, duke u munduar ta joshte me faktin se do e paguante më tepër se kreu i Partizanit, Gaz Demi.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport drejtori sportiv olsi rama safet gjici drejtori sportiv olsi rama safet gjici

Sondazh

Poll