Sport

Shqipëri-Turqi/ Ndryshim numrash në fanella, ja kush e merr 7-ën e Ansi Agollit

22 Mars 2019, 11:32 Nga DOSJA

SHKODËR– Qyteti i Shkodrës është veshur kuqezi në mbështje të kombëtares, e cila do të përballet mbrëmjen e sotme me Turqinë në kuadër të rrugëtimit për në “Euro 2020”. 

Bluzat e futbollistëve të kombëtares janë vendosur në dhomat e zhveshjes, ku shihen disa ndryshime në numrat e futbollistëve.

Numrin 7 të Ansi Agollit e ka marrë Eros Grezda, ndërsa numrin 15 të Mergim Mavraj që është i dëmtuar e ka marrë Kristi Qose.

 

 

 

Festa në qytetin e Shkodrës ka zbukuruar atmosferën, ku tifozët ja kanë marrë këngës vetëm 2 orë para ndeshjes mes Shqipërisë me Turqinë. 

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” dhe burime për Dosja.al theksojnë se janë shitur afro 11 mijë bileta ndërkohë që stadium “Loro Boriçi” në Shkodër ka një kapacitet prej 16 mijë vendësh. Ndër to vetëm 1 mijë bileta janë blerë nga tifozët turq. 

Një lajm i mirë erdhi nga sulmuesi Armando Sadiku, i cili konfirmoi dje në stërvitje se është plotësisht gati për sfidën e nesërme dhe se tashmë mbetet në dorë të Panuccit, nëse do të luajë nga minuta e parë apo jo.

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë: Berisha; Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Veseli, Xhaka, Memushaj, Abrashi, Uzuni, Grezda, Sadiku.

Për të siguruar mbarëvajtjen dhe rendin mes dy tifozerive nga ana e Policisë së Shtetit janë marrë masa të rrepta. Nga qarku i Shkodrës do të organizohen 180 policë nga 780 gjithsej.

Ndeshja Shqipëri-Turqi është e vlefshme për kualifimin në Europianin 2020. Vendi ynë ndodhet në grupin  H bashkë me gjashtë skuadra. Ato janë : Franca, Turqia, Islanda, Moldavia dhe Andorra. Dy të parat që në fund do të kualifikohen direkt dhe e tretën do të shkojë në “play-off”.

Gjithashtu një tjetër rast është rregjistruar sot nga shkolla ‘Medreseja’ e Shkodrës, e cila  ka nxjerrë nxënësit shqiptar me flamuj turq për të pritur kombëtaren e ekipit kundërshtar.(lexo këtu)

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport euro 2020 ndeshja shqiperi-turqi shkoder euro 2020 ndeshja shqiperi-turqi shkoder

Sondazh

Poll