Sport

Ish-futbollisti i Romës kritikon Zidane: Thonë se s’duhet të martohesh dy herë me të njëjtën grua

5 Prill 2020, 15:31 Nga DOSJA
Ish-futbollisti i Romës kritikon Zidane: Thonë se s’duhet

Ndoshta shumë prej jush nuk e njohin ish-futbollistin Mido, i cili ka luajtur për skuadra si Ajax, Roma dhe Tottenhamm, por deklarata e tij më e fundit është mjaft interesante.

Në një intervistë për gazetën spanjolle “AS”, ai ka deklaruar se Zinedine Zidane nuk ka ndryshuar asgjë për mirë te Real Madrid, pas rikthimit të tij në “Santiago Bernabeu”.

“Reali më pëlqen shumë si skuadër, madje them se është skuadra ime e preferuar në La Liga. Gjithsesi, rikthimi i Zidane nuk ka sjellë asgjë për ekipin. Siç thuhet në këto raste: mos u marto dy herë me të njëjtën grua”, ka thënë Mido, emri i plotë i të cilit është Ahmed Hossam Hussein Abdelhamid.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ndryshim real madrid zidane ndryshim real madrid zidane

Sondazh

Poll