Vdekja e Skënder Kurtit, Ministria: Ishte i intubuar, prej 20 ditësh ndodhej në gjendje të rëndë
TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar vdekjen e Skënder Kurtit, i cili ishte prej ditësh i shtuar në gjendje të rëndë në spitalin infektiv. Ministria në një njoftim bën me dije se Kurti ditët e fundit ka qenë i intubuar dhe vuante dhe nga hiper tensioni. “Më herët 61-vjeçari nga Tirana pësoi vdekje klinike dhe prej disa ditësh gjendja e tij ishte rënduar së tepërmi”, shtohet në njoftim.
“Ka ndërruar jetë sot në spitalin infektiv 61-vjeçari me inicialet S.K., i shtruar prej 20 ditësh në spital, në gjendje të rëndë, i intubuar. Më herët 61-vjeçari nga Tirana pësoi vdekje klinike dhe prej disa ditësh gjendja e tij ishte rënduar së tepërmi. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të Spitalit Infektiv në terapinë intensive, 61-vjeçari që vuante nga hipertensioni, nuk ia ka dalë të mbijetojë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit. Ministria e Shëndetësisë i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është po kaq e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19“, shkruan Ministria.
Ndërkohë lufta e Shqipërisë me COVID-19 vazhdon. Sot ka shkuar 361 persona numr i personave të infektuar, ndërsa prej tyre 21 pacientë kanë humbur ‘luftën’ me pandeminë globale. 104 persona të shëruar, staf mjekësor dhe qytetarë. Që nga shfaqja e rasteve të para Shqipëria ka bërë 2396 testime me tampon. Ndërsa mosha mesatare e të infektuarve është 50 vjeç.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Shtohet numri i viktimave nga COVID-19, vdes në Infektiv ish-boksieri Skënder Kurti
TIRANË- Ish-boksieri i njohur shqiptar, Skënder Kurti ka ndërruar sot jetë në spitalin Indektiv, ku prej ditësh ishte në terapi intensive kundër COVID-19. ...
“Kam temperaturë 39.5, ethe e dhimbje trupi”, mjekja denoncon: S’më bëjnë testin e COVID-19. Tani nuk kam ç’e dua t
TIRANË- Mjekja Genta Dedej ka treguar sot se është me temperaturë, kollë të thatë dhe ethe, dhe dyshon se mund të jetë prekur nga COVID-19. Në një reagim n...
Jahti luksoz nuk u lejua të ankorohej në Durrës, Auron Tare: U bë nga Mihalët e institucioneve shqiptare
TIRANË- Një jaht luksoz ka kërkuar pak ditë më parë që qëndronte në Portin e Durrësit, por nuk është lejuar nga autoritetet. Jahti, “Maltese Falcon” që viz...
Shoqërimi i të rinjve që ngritën kryqin dhe flamurin e Vorio-Epirit, Omonia akuza Policisë: U ndërhy në lirinë e besimit
SARANDË- Dega e Omonias në Sarandë ka reaguar pas shoqërimit të disa peronave në Himarë, të cilët një ditë më parë ngritën një kryq fetar në kodrat e qytet...
U padit në SPAK nga PD, Xhaçka: Kjo çështje të hetohet me përparësi sepse qytetarët kanë nevojë për qartësi
TIRANË- Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka reaguar pas kallëzimit të Partisë Demokratike në SPAK për tenderin e ushqimeve 1.5 milionë Euro. Në n...
Deklarata e Akademisë së Shkencave për COVID-19, Artan Fuga: S’e keni konsultuar me anëtarët, ka pasaktësi në nxjerrjen
TIRANË- Anëtari i Akademisë së Shkencave, Artan Fuga ka reaguar pas publikimit të një komunikate për mediat nga Akedemia e Shkencave, ku reagohej për ecuri...
Keni probleme me dhëmbët? Manastirliu njofton qytetarët: Hapur është vetëm klinika në QSUT
TIRANË- Në të gjihë vendin klinikat dentare janë të mbyllura për shkak të pandemisë së COVID-19. Sot në një njoftim, ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manas...
Ngritën kryqin dhe flamurin e Vorio-Epirit, PDIU: Rituale arrogante, shteti të mbrojë dinjitetin kombëtar
TIRANË– Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka denoncuar ngjarjen e 3 prillit në Himarë, ku është ngritur një kryq gjigand dhe flamuri i Vorio-Epirit....