Aktualitet

Keni probleme me dhëmbët? Manastirliu njofton qytetarët: Hapur është vetëm klinika në QSUT

5 Prill 2020, 13:37 Nga DOSJA
Keni probleme me dhëmbët? Manastirliu njofton qytetarët: Hapur

TIRANË- Në të gjihë vendin klinikat dentare janë të mbyllura për shkak të pandemisë së COVID-19. Sot në një njoftim, ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njofton qytetarët se të gjithë mund të shkojnë për urgjenca me dhëmbet në Klinikën Stomatologjike universitare në QSUT.

?Klinika Stomatologjke Universitare në gatishmëri për urgjencat dentare. ?Më shumë se 500 urgjenca janë trajtuar në dy javët e fundit. ? #KSU qëndron e hapur vetëm për urgjencat stomatologjike Ju lutem respektoni rregullat e distancimit social, e vetmja armë që kemi në dorë kundër përhapjes së infeksionit ??? #Respekt për stafet mjekësore në shërbim??”, shkruan Manastirliu.

Klinikat dentare në vend janë të mbyllura prej mesit të marsit, ku Manastirliu me një urdhër të dytë e shtyu hapjen e tyre pa afat. Pritet përfundimi i pandemisë që të gjithë stomatologët t’i kthehen punës.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klinikat dentare masat kunder covid 19 ogerta manastirliu klinikat dentare masat kunder covid 19 ogerta manastirliu

Sondazh

Poll