Aktualitet

5 Prill 2020, 16:15 Nga DOSJA

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Namik Dokle i ka dërguar sot një letër nipit dhe mbesës së tij në Itali, të cilët prej më shumë se një muaji nuk takojnë dot prindërit e tyre mjek. Dokle shkruan se vajza e tij dhe bashkëshorti po përballen në vijën e parë do të mundin koronavirusin dhe sëmundjen e mallkuar.

Ish-deputeti u premton atyre se kur jeta do i kthehet normalitetit ai do shëtisë me ta në Shqipëri për pushime. “Ja, edhe pak, edhe pak dhe do ta fitojmë këtë lufte! Dhe Ju do të jeni krenarë për mamin dhe babin që u përkushtuan aq shumë për jetën e njerëzve! Ju puc shumë, shuuuumë!”, shkruan Dokle.

LETRA E PLOTË

Ndoshta akoma nuk jeni zgjuar, por gjyshi nuk duron më gjatë për t’u përshëndetur. E di që jeni mërzitur; u bë më shumë se një muaj që nuk dilni, nuk shkoni në shkollë, nuk takoheni me shokët dhe shoqet, dhe, kryesorja, nuk takoni dot mamin dhe babin, sepse ata vazhdojnë punën në spital, përpiqen të shpëtojne të sëmurët. Epo, mirë, të paktën flisni në skajp, apo jo? Por mos u mërzitni! Mami Manjola dhe babi Arviti, bashkë me mijëra mjekë të tjerë, në Itali dhe në botë, do ta mundin koronavirusin dhe sëmundjen e mallkuar.

Dhe ju… do të vini përsëri me pushime në Shqipëri, do shëtisim bashkë e do hamë pica te Pazari i ri, bashkë me nana Qefseren dhe daja Belin, do shkojmë në Shkodër të hamë tavë krapi me nana Hyrin, do shkojmë përsëri ne bjeshkët e Gores të shihni fshatin e gjyshit, pastaj do zbresim poshtë, në Prizren e do pimë uje te cezma e Shadrivanit. Thonë se kush pi atë ujë fatsjellës nuk e zë asnjë sëmundje.

Pastaj do të shkojmë përsëri në Sarandë, do zhytemi në ujërat e Jonit, ndërsa në mbrëmje, do shikojmë perëndimin e diellit. Ja, edhe pak, edhe pak dhe do ta fitojmë këtë lufte! Dhe Ju do të jeni krenarë për mamin dhe babin që u përkushtuan aq shumë për jetën e njerëzve! Ju puc shumë, shuuuumë!

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet letra per nipin e mbesen masat kunder covid 19 namik dokle letra per nipin e mbesen masat kunder covid 19 namik dokle

Sondazh

Poll