Aktualitet

Ngritën kryqin dhe flamurin e Vorio-Epirit, PDIU: Rituale arrogante, shteti të mbrojë dinjitetin kombëtar

5 Prill 2020, 11:43 Nga DOSJA
Ngritën kryqin dhe flamurin e Vorio-Epirit, PDIU: Rituale arrogante, shteti

TIRANË– Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka denoncuar ngjarjen e 3 prillit në Himarë, ku është ngritur një kryq gjigand dhe flamuri i Vorio-Epirit. Në reagimin e tyre zyrtar, PDIU bën thirrje që organet ligjzbatuese të marrin masa ndaj kësaj ngjarje që sipas kësaj partie ka shkelur dinjitetin kombëtar.

Sipas tyre, ngjarje të tilla janë kthyer në të zakonshme , duke provokuar edhe në një kohë kur koronavirusi ka infektuar qindra persona në Shqipëri. 

PDIU dënon si të papranueshme ngjarjen e datës 3 Prill në Himarë. Në kohën kur e gjithë Shqipëria është vetëizoluar për të përballuar pandeminë e koronavirus COVID-19, qarqet ekstremiste greke provokojnë brenda teritorit të Shqipërisë me ngritjen e flamurit të Vorio-Epirit. Ngjarje të tilla tashmë janë kthyer në rituale të përsëritura arrogante dhe të dënueshme ligjërisht. Heshtja për Çështjen Çame, ngritja e varrezave të ushtarëve grekë, censusi i parashikuar me vetdeklarim, shtimi i 3 kushteve të reja nga Greqia për hapjen e negociatave tregojnë për revanshin dhe agjendën këmbëngulse të Greqisë edhe në këtë kohë kur njerëzimi është në betejë për të drejtën e jetës. I bëjmë thirrje shtetit shqiptar, institucioneve ligj zbatuese, Prokurorisë, SHISH, Policisë, të veprojnë me forcën e ligjit në ruajtje të integritetit dhe dinjitetit kombëtar,”-shkruan PDIU.

Pamjet e ngritjes së kryqit dhe flamurit i publikoi ditën e djeshme historiani Arben Llala, sipas të cilit disa prej të pranishmëve janë pjesë e OMOINA-s, Aleks Bala dhe Kristo Gjini. Madje sipas historianit, në vendin ku u ngrit kryqi është planifikuar që të ndërtohet edhe një kishë. Ndërsa sot, Policia ka shoqëruar në Polici 10 prej personave që ishin të pranishëm gjatë ritualit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aleks bala arben llalla flamuri grek ne himare kristo gjini pdiu aleks bala arben llalla flamuri grek ne himare kristo gjini pdiu

Sondazh

Poll