Politike

Paloka publikon ekstraktin nga QKR dhe i përgjigjet Xhaçkës: Si u informua kompania e kompjuterave 6 ditë para tenderit?

5 Prill 2020, 16:24 Nga DOSJA
Paloka publikon ekstraktin nga QKR dhe i përgjigjet Xhaçkës: Si

TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demoktatike, Edi Paloka ka reaguar pas deklaratës së ministres së Mbrotjes, Olta Xhaçka, e cila mohoi akuzat e PD. Në një reafim në Facebook, Paloka shkruan se Xhaçka nuk ka asnjë shpjegim për tenderin e paracaktuar dhe nuk i ka dhënë asnjë përgjigje pyetjeve të bëra në drejtim të saj. Po ashtu ish-deputeti ka publikuar dhe një ekstrat nga QKR ku shihet dhe data që kompania “EUROVIA” ka bërë ndryshimet dhe ka shtuar tregtimin e mallrave ushqimore.

“Propagandë, propagandë, propagandë. Asnjë shpjegim nga Olta Xhaçka për tenderin e paracaktuar të ushqimeve. Asnjë përgjigje për pyetjet më të thjeshta të mundshme: Pse tenderi iu dha një kompanie kompjuterash? Si u informua Olta Xhaçka që kompania e kompjuterave 6 ditë para tenderit ishte regjistruar dhe si kompani ushqimesh? Pse tenderi për rezervat e shtetit u vonua gati një muaj nga shpërthimi i epidemisë?

Olta Xhaçka ua ka këtë borxh shqiptarëve. Ajo nuk mund të “trimërohet” nga mungesa e veprimeve të deritanishme të SPAK. Hartimet propagandistike janë të pavlera. Në çdo vend të botës, me drejtësi të pavarur dhe në shërbim të qytetarëve, sot Olta Xhacka nuk do të ishte në zyrë duke shkruar hartime apo duke i dhënë tendera shokëve të burrit, por do të ishte shkarkuar dhe nën hetim!”, shkruan Paloka.

Më herët Partia Demokratike ka dorëzuar  një kallëzim në SPAK për Olta Xhaçkën dhe për kompaninë fituese të tenderit “EUROVIA”. PD në kallëzim shprehet se të akuzuarit kanë konsumuar 6 vepra penale. Pas kallëzimit ka reaguar dhe Olta Xhaçka, e cila ka mohuar akuzat dhe kërkon nga SPAK që të hetojë sa më shpejt këtë çështje.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi paloka olta xhacka pd kallezon olta xhacken tenderi i ushqimeve edi paloka olta xhacka pd kallezon olta xhacken tenderi i ushqimeve

Sondazh

Poll