Politike

Shqiptarë të mbetur mes kufirit greko-shqiptar, Basha poston FOTON, të gjithë të mbledhur rreth zjarrit: Iu detyron Kushtet

5 Prill 2020, 11:09 Nga DOSJA
Shqiptarë të mbetur mes kufirit greko-shqiptar, Basha poston FOTON,

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka postuar një foto të shqiptarëve që kanë mbetur në zonën neutrale mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Krahas fotos, ku 9 persona kanë ndezur zjarr për t’u ngrohur, Basha shkruan se Kushtetuta e detyron qeverinë që të riatdhesojë shqiptarët dhe të mos i trajtojë si emigrantë në vendin e tyre. 

“Kushtetuta e Shqipërisë e detyron qeverinë të mos lërë pa atdhe asnjë shqiptar. Ata nuk mund të trajtohen kurrësesi si refugjatë nga shteti i tyre. Tragjedia që po luhet prej 4 ditësh para syve tanë me jetët e dhjetëra shqiptarëve duhet të marrë fund sot!,”-shkruan Basha. 

Nga 33 persona që prisinin në kufirin e Kapshticës, 6 prej tyre janë kthyer në Greqi. Ndërsa 10 të tjerë janë lejuar që të hyjnë në territorin e Shqipërisë, pasi kishin marrë leje. 10 të tjerë kanë hyrë në vendin tonë në mënyrë të paligjshme dhe janë gjobitur, për t’u shoqëruar më pas nga Policia për në banesat e tyre, ku edhe do të vetë-karantinohen.

Ndërkohë në zonën neutrale kanë mbetur 7 persona të tjerë, të cilët vazhdojnë të presin që të hyjnë në Shqipëri.

Grupi i emigrantëve shqiptarë, prej ditësh në pritje në kufi të vendit. Një tjetër shqetësim i tyri është edhe gjoba që mund të pësojnë pasi kanë kaluar afatin 90 ditor të qëndrimit, dhe mund të gjobiten. Dhe pse Rama u shpreh se asnjë emigrant në Greqi nuk do penalizohet me gjobë, disa prej qytetarëve që kanë kaluar kufirin janë detyruar që të paguajnë 1200 euro.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha plani i masave per covid-19 shqiptaret e bllokuar jashte edi rama lulzim basha plani i masave per covid-19 shqiptaret e bllokuar jashte

Sondazh

Poll