Politike

Basha kërkon shtimin e numrit të testimeve për COVID-19: Këputet zinxhiri i transmetimit. Koha për të vepruar është tani

5 Prill 2020, 15:32 Nga DOSJA
Basha kërkon shtimin e numrit të testimeve për COVID-19:

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kërkuar edhe sot nga qeveria shtimin e testimeve në vend. Në një reagim në Facebook, kreu i PD shkruan se për të shkëputur zinxhirin e transmetimit duht rritur numri i testimeve.

Ai shton se më pak testimeve dhe persona te identifikuar të jenë aq më shumë do zgjatet zinxhiri i infeksionit dhe do rritet numri të infektuarve dhe viktimave.

Për të evidentuar të prekurit nga COVID-19, dhe për të shkëputur zinxhirin e transmetimit, qeveria duhet të rrisë numrin e testimeve. Numri i ulët i testimeve fsheh të vërtetën dhe kushton jetë!

Sa më pak testime, aq më pak persona të identifikuar, aq më shumë zgjatet zinxhiri i infeksionit, dhe rritet numri i të infektuarve dhe i viktimave. Sa më pak testime aq më gjatë vazhdon karantina dhe thellohet kriza ekonomike. Duhet vepruar TANI, çdo ditë e humbur kushton jetë!”, shprehet Basha.

Deklarata e Bashës vjen në një kohë kur numri i të prekurve me COVID-19 ka shkuar në 361 persona, ndërsa prej tyre 20 pacientë kanë humbur ‘luftën’ me pandeminë globale. Që nga shfaqja e rasteve të para Shqipëria ka bërë 2396 testime me tampon.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi lulzim basha masat kunder covid 19 koronavirusi ne shqiperi lulzim basha masat kunder covid 19

Sondazh

Poll