Politike

Tenderi 1.5 mln € për ushqimet, PD kallëzon në SPAK për 6 vepra penale, Xhaçkën dhe ‘EUROVIA’. Ministrja: Të hetohe

5 Prill 2020, 13:09 Nga DOSJA
Tenderi 1.5 mln € për ushqimet, PD kallëzon në SPAK për

TIRANË- Partia Demokratike ka vijuar edhe sot me akzuat kundër qeverisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes për tenderin 1.5 milionë Euro të ushqimeve. Në një njoftim për mediat, selia blu bën me dije se ka dorëzuar në SPAK kallëzimin penal, ku kërkohet nisja e hetimit për ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Mbrojtjes, shoqëria “EUROVIA” shpknj, me administrator Emir Shefiti dhe shoqëria XPERT SYSTEMS sh.p.k., me administrator Renald Gova.

PD në kallëzim shprehet se janë 6 vepra penale të konsumuara prej të akuzuarve:  “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë”, “Shpërdorimit të detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror”.

Në kallëzimin e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, thuhet se Ministria e Mbrojtjes duhet të argumentonte dhe të dokumentonte përzgjedhjen e kandidatëve që ka ftuar në këtë procedurë pa garë. Kjo kompani, ka shtuar në objektin e veprimtarisë së saj “tregtimin e ushqimeve”, vetëm 6 ditë përpara se të shpallej tenderi dhe për pasojë nuk ka asnjë eksperiencë në tregtimin e produkteve ushqimore. Në këtë rast, shkelja flagrante e ligjit faktohet nga përgjigja e dy pyetjeve të thjeshta: Si e indetifikoi Ministria e Mbrojtjes kompaninë EUROVIA, që vetëm 6 ditë përpara tenderit kishte ndryshuar objektin e veprimtarisë, për t’i dërguar Ftesën për Ofertë në një tender pa garë dhe me negocim të drejtëpërdrejtë? 2- Çfarë ekperience kishte kjo kompani kompjuterash në tregun e shitjes së ushqimeve, që u përfshi në listën e kompanive që duhet t’i dërgohej Ftesa për Ofertë?” – thuhet në kallëzimin e PD.

Sipas kallëzimit të Partisë Demokratike, në rastin konkret jemi përpara veprimeve në kundërshtim me ligjin, për shkak se nga Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka i është dërguar “Ftesë për Ofertë” kompanive që nuk janë të specializuara në ofrimin e këtyre mallrave dhe janë pranuar dhe marrë në dorëzim mallra dhe furnizime për të cilat këto subjekte nuk plotësonin kriteret ligjore për ti furnizuar. “Fakti që kompania EUROVIA ka ndërmarrë veprime konkrete për të qënë pjesë e këtij prokurimi, vetëm 6 ditë përpara se ky i fundit të shpallej, tregon që ata kane pasur informcion paraprak, si dhe kanë qënë ne dijeni që do të shpalleshin fitues, duke bashkëpunuar kështu me zyrtarët publikë”, – thuhet në kallzimin e PD.

Por pas kallëzimit nga PD, ka ardhur një reagim nga Olta Xhaçka e cila kërkon që SPAK të hetojë me përparësi këtë çështje pasi shqiptarët duant të vërtetës. Xhaçka mohon akuzat dhe shprehet se Prokuroria duhet të qartësojë ketë ngjarje. 

Pak ditë më parë PD-ja ka nisur një sërë akuzash kundër Ministrisë së Mbrojtjes për tenderin e ushqimeve 1.5 milionë. PD kallëzoi në SPAK ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Sipas tyre MM i ka dhënë një tender në kundërshtim me procedurat kompanisë “Eurovia”,  që sipas tyre deri para disa ditësh kishte si objekt aktiviteti vetëm tregtinë e kompjuterave dhe aksesorëve elektronikë. Xhaçka, këto akuza i quajti montime “alla Babale” dhe shtoi se procedura është e rregullt. Ndëkrohë në një reagim edhe vetë kompania ka mohuara akuzat e hedhura nga opozita.

(A.B. Dosja.al)                             

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike “eurovia” olta xhacka partia demokratike tenderi i ushqimeve “eurovia” olta xhacka partia demokratike tenderi i ushqimeve

Sondazh

Poll