Art&Argëtim

Ndarja nga jeta e Gëzim Krujës, flet miku i tij më i ngushtë Zef Deda: Më pikëlloi, e kam pasur idhull që fëmijë. Humbj

5 Prill 2020, 13:45 Nga DOSJA
Ndarja nga jeta e Gëzim Krujës, flet miku i tij më i ngushtë

SHKODËR- Aktori i njohur Zef Deda shprehet se është i pikëlluar për ndajren nga jeta të mikut të tij, artsitit Gëzim Kruja. Në një lidhje telefonike me News 24, Deda tha se për të Kruja ka qenë idhull dhe humbja e tij nuk është një humbje veë për Shkodrën, por për gjithë Shqipërinë.

Kjo që po kalojmë është një situatë tepër e vështirë në të gjithë botë, po ashtu i vështirë dhe i zorshëm ishte edhe lajmi për ikjen e Gëzim Krujës, na pikëlloi. E kemi pas ne më të rinjtë idhull, sa bukur dilte në skenë, sa interpretonte, njerëzit në tan Shkodrën e tan Shqipninë qeshnin me të. Ai ishte artist i madh. Kishte sjellje të jashtëzakonshme me kolegët dhe ne thoshim po deshe me dal lirshëm në skenë dil me Gëzim Krujën, kishte aftësi të improvizonte cdo gjë. Ngushëlloj Shkodrën, kolegët dhe familjen e tij per humbjen e madhe”, u shpreh aktori.

Sot është ndarë nga jeta aktori i njohur i humoruit Gëzim Kruja. Ai u shua në moshën 80-vjeçare pas probelemve shëndetoësroe që kishte muajt e fundit. Dalja e fundit në skenë e Krujës ka qenë në ditëlindjen e tij të 80-të, ku organizoi dhe një shfaqe në teatrin “Migjeni” në Shkodër.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture gezim kruja vdes gëzim kruja zef deda gezim kruja vdes gëzim kruja zef deda

Sondazh

Poll