Art&Argëtim

Sëmundja e mundonte prej kohësh, shuhet legjenda e humorit shkodran, Gëzim Kruja

5 Prill 2020, 10:29 Nga DOSJA
Sëmundja e mundonte prej kohësh, shuhet legjenda e humorit shkodran,

SHKODËR– Ndërron jetë në moshën 80-vjeçare aktori i njohur i humorit, Gëzim Kruja. Aktori prej kohësh vuante nga problemet shëndetësore, dhe kishte vështirësi për të folur.

Kruja, humoristi shkodran lindi më 4 dhjetor 1939, duke spikatur në estradë më rolet e tij. Gjatë karrierës së tij, aktori ka shkruar 15 komedi, 10 recitate, 2 libra me monologë gazmor. Ka interpretuar mbi një mijë role në skeçe të ndryshme dhe ka 52 vite që ushtron profesionin e humoristit. Në vitin 2004 ka marrë titullin “Krenaria e Qytetit”. 

Në vitin 2005 merr titullin “Naim Frashëri i Artë” dhe në vitin 2010 titullin “Mjeshtër i Madh”.

Qytetarët e Shkodrës nuk do të kenë mundësi që të përcjellin Gëzim Krujën për në banesën e fundit për shkak të koronavirusit pasi deri më tani në qytet janë shënuar 38 raste. Në ceremoninë e varrimit të mjeshtrit të madh do të jetë vetëm familja.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture gezim kruja shkoder vdes gëzim kruja gezim kruja shkoder vdes gëzim kruja

Sondazh

Poll