Art&Argëtim

Një jetë në skenë së bashku, aktorja Drande Xhaj i jep lamtumirën Gëzim Krujës: Do na mbetesh në memorie, mjeshtër!

5 Prill 2020, 12:03 Nga DOSJA
Një jetë në skenë së bashku, aktorja Drande Xhaj i jep

SHKODËR– Aktorja e njohur Drande Xhaj ka reaguar lidhur me vdekjen e kolegut të saj dhe partnerit në skenë, Gëzim Krujës. Me anë të një statusi në Facebook, ajo shkruan se ai do të mbahet mend gjatë për vlerat që ka dhënë dhe se i vjen keq që nuk po përcillet ashtu siç e meriton.

“Me keqardhje mora vesh ndarjen tënde nga jeta mjeshtër. Në këto ditë të vështira në pamundësi pjesëmarje në ceremoninë mortore i përcjell familjes ngushëllimet e mia të sinqerta. Pushosh në paqë. Lamtumirë mjeshtër. Do të mbetesh në memorien e atdashësve si artisti i dashur e popullor. Për Gëzim Krujën,”-shkruan aktorja.

Qytetarët e Shkodrës nuk do të kenë mundësi që të përcjellin Gëzim Krujën për në banesën e fundit për shkak të koronavirusit pasi deri më tani në qytet janë shënuar 38 raste. Në ceremoninë e varrimit të mjeshtrit të madh do të jetë vetëm familja.

Aktori i njohur i humorit shkodran u nda sot nga jeta në moshën 80-vjeçare, pasi prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture gezim kruja shkoder vdes gëzim kruja gezim kruja shkoder vdes gëzim kruja

Sondazh

Poll