Art&Argëtim

‘I dashuri im është i çmendur, vret njerëz’/ “Gangsterja e Elbasanit” tregon ç’ndodh kur një djalë e ngacmon, e

5 Prill 2020, 08:48 Nga DOSJA
‘I dashuri im është i çmendur, vret njerëz’/

SHBA- Modelja e njohur Trejsi Sejdini prej disa muajsh ka shkuar në Amerikë për të ndjekur ëndrrën e saj, por mesa duket zemrën e ka akoma në Shqipëri.

Në një video “Tik Tok”, Trejsi ka treguar se si reagon në momentin kur dikush e gjuan. Sigurisht që i pari që Trejsit i vjen në mendje është i dashuri Leonard Duka.

“Kam të dashur, po i dashuri im është i çmendur, vret njerëz,”-thotë modelja në video. Ndërsa mbi të shkruan: Kur dikush më bezdis aq shumë saaa…..

Trejsi Sejdini është një nga modelet shqiptare që reklamon hapur jetën e saj luksoze dhe ka marrë nofkën “Gangsterja e Elbasanit” pasi është pwrfshirë në shumë përplasje fizike. Pas vrasjes së ish-efektivit Santiago Malko, doli në pah edhe personi që fshihej pas të ardhurave marramendëse të modeles, i dashuri i saj Leonard Duka.

Për ata që e njohin, e dinë se Leonard Duka vetëquhet tek miqtë e tij si “Princi Damian”, një nofkë e cila sipas tij reflekton luksin dhe jetën që ka 37-vjeçari. Megjithëse u arrestua në prill të vitit të shkuar bashkë me ‘Gabelin’ Elvis Gaçaj, Leonard Duka, ia doli t’ia hidhte paq nga drejtësia.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz leonard duka trejsi sejdini leonard duka trejsi sejdini

Sondazh

Poll