Aktualitet

Konfirmohen dy persona të tjerë me koronavirus në Shkodër, rritet numri i të infektuarve

4 Prill 2020, 19:28 Nga DOSJA
Konfirmohen dy persona të tjerë me koronavirus në Shkodër,

SHKODËR– Dy persona të tjerë janë konfirmuar me koronavirus në Shkodër. Ende nuk dihet mosha e të infektuarve, apo lagjia se ata ku banojnë, por mësohet se këta dy persona e çojnë në 33 në këtë qytet.

Ndërkohë numri i të infektuarve në Shqipëri ka shkuar në 333. Një 67-vjeçar ka vdekur sot pas 13 ditëve i shtruar në spitalin Infektiv, duke e çuar numrin e viktimave në 18 në Shqipëri, ndërkohë që dje vdiq një burrë 75-vjeçar. Mosha mesatare e të prekurve në Shqipëri është 50 vjeç, relativisht e re, krahasuar me vendet e tjera.

Ndërkohë, në Spitalin Infektiv dhe atë “Shefqet Ndroqi”, dy spitalet COVID1 dhe 2, po marrin shërbim 71 persona, 3 prej të cilëve janë të vendosur në aparate respiratore. Lajmi i mirë është se numri i të shëruarve ka shkuar në 99, mes tyre edhe doktor “Luli”. Dhimitër Kraja ka mundur virusin dhe sot është futur në shtëpinë e tij ku do të vetëkarantinohet për 14 ditë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 shkoder viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 shkoder viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Prill 2020, 14:35

SARANDË– një qytetar nga saranda ka tentuar të kalojë kuftirin drejt greqisë, edhe pse kishte shfaqur simptoma të covid-19. Pa u vizituar në spital, duke p...