Aktualitet

Shërimi i mjekut Dhimitër Kraja, Basha: Lajm i gëzuar, duhet të rritet numri i testimeve për COVID-19

4 Prill 2020, 10:59 Nga DOSJA
Shërimi i mjekut Dhimitër Kraja, Basha: Lajm i gëzuar, duhet

Tiranë- Kryedemokrati Lulzim Basha është shpreuhur se shërimi i mjekut Dhimitër Kraja është një lajm shumë i mirë dhe ai personalisht ndihet i gëzuar. Ai në një postim në Facebook i ka bërë thirrje qeverisë, që të rritet numri i testimeve për COVID-19.

“Testimi është mënyra më e suksesshme që po aplikohet sot për të identifikuar të prekurit nga COVID-19 dhe për të shkëputur zinxhirin e transmetimit. Prandaj sa nuk është vonë qeveria duhet të zbatojë korrektësisht kërkesën standarte të OBSH: rritjen e numrit të testimeve.”, shprehet Basha. 

Reagimi: 

Është një lajm i gëzuar për mua personalisht dhe për çdo bashkëqytetar shërimi i Prof. Dhimitër Krajës. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për të gjithë personelin mjekësor që po përballet sot me COVID-19. Për të gjithë ata mjekë, laborantë, infermierë, sanitarë e shoferë ambulancash që rrezikojnë çdo ditë jetët e tyre në shërbim të qytetarëve. Në këto ditë të vështira ata meritojnë angazhimin serioz të qeverisë për të siguruar të gjitha mjetet e nevojshme mbrojtëse për ekipet mjekësore. Transparenca është garanci dhe siguri si për stafet mjekësore ashtu dhe për të gjithë qytetarët. Testimi është mënyra më e suksesshme që po aplikohet sot për të identifikuar të prekurit nga COVID-19 dhe për të shkëputur zinxhirin e transmetimit. Prandaj sa nuk është vonë qeveria duhet të zbatojë korrektësisht kërkesën standarte të OBSH: rritjen e numrit të testimeve. Çdo shmangie nga kërkesat e përsëritura nga OBSH është papërgjegjshmëri e rëndë që jo vetëm fsheh të vërtetën por kushton shtrenjtë: Sa më pak testime, aq më pak persona të identifikuar, aq më gjatë shumë zgjatet zinxhiri i infeksionit, aq më gjatë vazhdon karantina dhe thellohet kriza ekonomike. Duhet vepruar sot, çdo ditë e humbur na kushton jetë dhe shëndet!

Ditën e sotme u dha lajmi se mjeku Dhimitër Kraja ka fituar betejën me COVID-19. Mjeku pensionist është larguar sot nga ambientet e spitalit për të vazhduar karantinimin në shtëpinë e tij. Bashkë me Krajën, numri i mjekëve dhe infermierëve të shëruar shkon në 19.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dhimiter kraja lulzim basha dhimiter kraja lulzim basha

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Prill 2020, 10:50

SHQIPËRI-Shkeli vetë-karantinimin, merr 7 milionë lekë të vjetra gjobë. Policia e Shtetit nuk kursen masat administrative për të gjithë ata që shkelin masa...