Sport

Premier League merr vendimet e fundit: 30% ulje rrogash dhe 145 mln euro ndihma

3 Prill 2020, 15:22 Nga DOSJA
Premier League merr vendimet e fundit: 30% ulje rrogash dhe 145 mln euro ndihma

Premier League ka konfirmuar pezullimin e sezonit për një kohë të papërcaktuar. Koronavirusi nuk mund të kalojë shpejt, madje as në Angli, atje ku në fillim krerët e shtetit mendonin se situata nuk do të ishte fare alarmante.

Në mbledhjen e klubeve angleze, sot është vendosur edhe që të bëhet një donacion prej 20 milionë sterlinash për NHS (Sistemi Shëndetësor Kombëtar).

Ndihmat nga Premier League nuk ndalen me kaq. 125 milionë sterlina do të jepen për EFL dhe Nations League (kategoria e pestë). Ndërkohë, është konfirmuar edhe vazhdimi i negociatave me lojtarët për shkurtimin e rrogave me 30%.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport koronavirus ndihma premier league koronavirus ndihma premier league

Sondazh

Poll