Sport

E fejuara e Dybalës sërish pozitive ndaj Covid-19: Nuk dimë asgjë për këtë virus

3 Prill 2020, 09:43 Nga DOSJA
E fejuara e Dybalës sërish pozitive ndaj Covid-19: Nuk dimë

E fejuara e Paulo Dybalës, Oriana Sabatini ka njoftuar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se i është nënshtruar testit për koronavirusin dhe ka rezultuar sërish pozitive.

“Më 21 mars Paulo dhe unë rezultuam pozitiv, 3 ditë më vonë isha negativ dhe dje pozitiv. Nuk e di si funksionon,ndoshta ishte një negative e rremë. Kjo tregon se sa pak dimë për këtë virus”, është shprehur ajo.

Më pas e fejuara e sulmuesit të Juventusit siguroi fansat se të dy nuk kanë simptoma nga sëmundja dhe janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore, ndërsa përsëriti edhe thirrjen për të qëndruar brenda.

“Lajmi i mirë është që si unë, ashtu edhe Paulo, tani jemi asimptomatikë dhe në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Gjithsesi po vazhdojmë të rrimë në shtëpi, tani me dyshimin se 15 ditë nuk mjaftojnë për t’i shpëtuar këtij virusi. Nuk dua të alarmoj askënd, por virusi “fluturon” nëpër botë dhe shpresoj që eksperienca ime të ndihmojë sadopak. Vijoni të qëndroni në shtëpi dhe të respektoni këshillat e autoriteteve”, tha ndër të tjera e fejuara e Dybalës.

E.Ç/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport e fejuara e dybalës paulo dybalë e fejuara e dybalës paulo dybalë

Sondazh

Poll