Sport

Lukaku: Duhej të infektohej një juventin, që të mbyllej kampionati

2 Prill 2020, 19:38 Nga DOSJA
Lukaku: Duhej të infektohej një juventin, që të mbyllej

Romelu Lukaku sot ka folur në “Instagram” me një lidhje live me legjenën Thierry Henry, një nga idhujt e tij. 26-vjeçari ka lëshuar disa thumba për skuadrën rivale të Interit, Juventus.

“Pse duhet të luajmë futboll, kur ka ende persona që rrezikojnë jetët e tyre? Megjithatë, është e nevojshme që të dalë pozitiv një lojtar i Juventusit, që futbolli të ndalet. Është normale e gjitha kjo? Aspak”, ka thënë sulmuesi, duke iu referuar Ruganit, lojtarit të prekur nga koronavirusi.

“E pranoj që më mungon futbolli dhe sidomos ritmi i ndeshjeve. Jetoj për të shënuar gola. Në metrat e fundit duhet të jesh dinamik dhe të sulmosh hapësirën në momentin e duhur”.

M.P. / Dosja.al

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport henry lukaku rugani henry lukaku rugani

Sondazh

Poll