Sport

KORONAVIRUSI/Nuk jemi kavie, bij kur**sh”, Eto’o e Drogba kundër eksperimentimit të vaksinës në Afrikë

3 Prill 2020, 12:52 Nga DOSJA
KORONAVIRUSI/Nuk jemi kavie, bij kur**sh”, Eto’o e Drogba

“Ne nuk jemi kavie, bij k**”: Me këto fjalë dy ish-legjenda të futbollit me origjinë afrikane si Didier Drogba dhe Samuel Eto’o kanë refuzuar propozimin e dy mjekëve francez, që kanë kërkuar që vaksinat kundër COVID-19 të bëhen në Afrikë.

Pra duke i përdorur njerëzit në këtë kontinent si kafshë, për të testuar sesa e sigurtë është vaksina e përdorur, që mund të jap shumë efekte anësore dhe askush nuk e di saktësisht ndikimin e saj në organizim.

Menjëherë ka ardhur reagimi i ashpër i Eto dhe mëse i pritshëm, teksa shprehet: “Ne nuk jemi derra, por ju provojeni me fëmijët tuaj, bij k***.” I menjëhershëm ka qenë reagimi nga Demba Ba që shprehet në statusin e Eto’o:

“Mirësevini në Perëndim, ku të bardhë mendojnë se janë superior ndaj nesh. Ta dini se Afrika nuk është laburator prove, koha të zgjohemi”, tha Demba Ba.

Bienvenue en occident , la où le blanc se croit tellement supérieur que racisme et débilité deviennent banalité. TIME TO RISE ✊? pic.twitter.com/R08R7K9QAw

— Demba Ba (@dembabafoot) April 2, 2020


“Është absolutisht e pakonceptueshme ka thënë Drogba që vazhdojmë ta durojmë.  Afrika nuk është një laborator testesh, mos i merrni afrikanët për kavie. Është e pështirë, ka shtuar ai .Liderët afrikanë kanë përgjegjësinë të mbrojnë popujt e tyre nga konspiracione kaq të tmerrshme”.

Il est inconcevable que nous continuons à accepter ceci. L Afrique n est pas un laboratoire.
Je dénonce vivement ces propos graves, racistes et méprisants!

— Didier Drogba (@didierdrogba) April 2, 2020


(e.ç/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport didier drogba samuel eto didier drogba samuel eto

Sondazh

Poll