Sport

Neymar është egoist në fushë, por jo në jetë! Dhuron një shifër të majme për luftën me koronavirusin

2 Prill 2020, 21:28 Nga DOSJA
Neymar është egoist në fushë, por jo në jetë!

Askush nuk i mohon cilësitë e Neymar-it në fushën e lojës dhe talentin si bekim nga Zoti. Braziliani është kritikuar gjithmonë për karakterin e tij të vështirë jashtë fushës së lojës, por sensi i tij i humorit dhe ndjeshmëria nuk diskutohen.

Mediet braziliane kanë bërë me dije se sulmuesi i PSG-së ka bërë një gjest fantastik. Ai ka dhuruar 5 milionë euro për luftën kundër virusit. Ai e ka bërë diçka të tillë javën e shkuar dhe donacioni i tij ka qenë i fshehtë.

Neymar nuk ka dashur që askush ta dijë. Ai i depozitioi në fondacionin e krijuar nga UNICEF, që ka bashkuar të gjithë personat e famshëm që të ndihmojnë në këtë moment të vështirë!

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport koronavirus neymar unicef koronavirus neymar unicef

Sondazh

Poll