Sport

Moggi bëhet “fallxhor”, parashikon të ardhmen e Ibrahimovic

2 Prill 2020, 17:39 Nga DOSJA
Moggi bëhet “fallxhor”, parashikon të ardhmen e

Luciano Moggi mendon se Zlatan Ibrahimovic nuk do të provojë më ndonjë klub tjetër, nëse largohet nga Milani në verë. Ish-drejtori i përgjithshëm i Juvenusit pret që suedezi t’i japë fund karrierës së tij, meqë është në një moshë kur nuk jep dot maksimumin.

“E njoh shumë mirë Zlatanin. Sipas meje, ai ose qëndron edhe një vit më shumë te kuqezinjtë, ose tërhiqet nga futbolli”, ka deklaruar Moggi, i cili ka qenë edhe këshilltar i Partizanit në kampionatin shqiptar.

“Zlatan nuk do të firmoste për klub tjetër, nuk do e bënte kurrë. Ai më mirë do të hiqte dorë, nëse nuk rinovon, edhe pse ai dëshiron të qëndrojë. Mendoj se do të bëhet agjent bashkë me Mino Raiolën”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport juventus milan moggi juventus milan moggi

Sondazh

Poll