Sport

Igli Tare bën super goditje, po negocion t’i marrë titullarin Milanit

2 Prill 2020, 16:11 Nga DOSJA
Igli Tare bën super goditje, po negocion t’i marrë titullarin

Igli Tare po bëhet gati për një goditje të bujshme. Mediat italiane raportojnë se synimi i tij i radhës është Alessio Romagnoli, i cili mund të largohet nga Milani.

Kontrata e qendërmbrojtësit italian skadon në vitin 2022 dhe Milani po has probleme me të. Elliott do të bëjë revolucionin e radhës duke ulur pagat deri në 2 mln euro dhe Romagnoli nuk mund t’ia mohojë vetes një klub tjetër me pagë më të lartë.

Ai aktualisht fiton 3.5 dhe mund të sakrifikohet nga “Djalli”. Lazio është gati për të investuar. Flitet se takimet e para me menaxherin e lojtarit kanë nisur. Trajneri i ekipit kryeqytetas, Inzaghi, e njeh mbrojtësin që kur punonte si trajner te moshat e bardhekaltërve dhe shtatlarti luante me të rinjtë e Romës.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport elliot lazio milan tare elliot lazio milan tare

Sondazh

Poll