Sport

Mori gjobë pas aksidentit me makinë, Boateng flet i zhgënjyer nga Bayern

2 Prill 2020, 15:15 Nga DOSJA
Mori gjobë pas aksidentit me makinë, Boateng flet i zhgënjyer nga

Jerome Boateng është zhgënjyer nga gjoba e marrë nga Bayern, pas aksidentit që pësoi dje në autostradën Berlin-Mynih. “Është e trishtueshme. Do të pranoj të gjitha llojet e gjobave, për sa kohë që ato janë të ligjshme. Jam i vetëdijshëm që me siguri ishte gabim të mos e informoja klubin për udhëtimin tim, por në atë kohë vetëm djalin tim kisha në mendje”, ka deklaruar mbrojtësi.

“Im bir nuk ishte mirë me shëndet. Kur fëmija të kërkon ndihmë, nuk mendohesh as sa është ora. Për atë pranoj të gjitha llojet e gjobave. Do të doja të shihja një baba të vetëm që nuk bën të njëjtën gjë në atë kohë, për të qenë pranë djalit të tij 4-vjeçar. Nëse kjo duhet ndëshkuar me gjobë, atëherë në rregull”, ka shtuar më tej gjermani.

Boateng dje e shkatërroi Mercedesin e tij në një përplasje me mbrojtëset anësore të autostradës. Kostoja e dëmeve është rreth 25 mijë euro.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport aksident bayern boateng aksident bayern boateng

Sondazh

Poll