Sport

Aksidenti me makinë i kushton shtrenjtë mbrojtësit të Bayern Munich, klubi ka gati gjobën

2 Prill 2020, 11:51 Nga DOSJA
Aksidenti me makinë i kushton shtrenjtë mbrojtësit të Bayern

GJERMANI-Mbrojtësi i Bayern Munich, Jerome Boateng ka thyer rregullat e izolimit për shkak të koronavirusit dhe ka dalë jashtë qytetit me makinën e tij, por udhëtimi nuk shkoi ashtu siç ai do të donte, pasi për shkak të shpejtësisë së madhe, humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me barrierat anësore.

Për fat futbollisti nuk pësoi asnjë dëmtim,por tani Jerome Boateng është në telashe. Fillmisht ai duhet të paguajë 25 mijë euro për të rikuperuar mjetin e tij e deri te gjoba e klubit bavarez.

Kjo pasi drejtuesit e Bayernit nuk kanë ndërmend të falin mbrojtësin, që shkeli rregullat e klubit për të qëndruar në izolim dhe e kanë gjobitur me një shumë që ende nuk është bërë e ditur, ndërsa paratë e gjobës do të shkojnë për spitalet në Mynih, që po përballen me situatën.

(e.ç.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern munich bayern munich

Sondazh

Poll