Sport

FOTO/ “Nuk i interesojnë duartrokitjet e shqiptarëve”! Futbollisti i Teutës i kthehet keq Ramës: Çoji infermere mamit t

1 Prill 2020, 20:18 Nga DOSJA
FOTO/ “Nuk i interesojnë duartrokitjet e shqiptarëve”!

TIRANË- Një reagim mbi braktisjen e Ramës sa i përket futbollit shqiptar, ka ardhur edhe nga ylli i Teutës, Sherif Kallaku. Ky i fundit ka bërë edhe një paralelizëm mbi gjestin e fundit që ka bërë Shqipëria për dërgimin e 30 infermierëve në Itali.

“Dëgjuam sot Kryeministrin, e tha prerë, madje me arrogancë: “Asnjë ndihmë për futbollin shqiptar”. S’ka asgjë për t’u habitur. Kryeministri ynë ka kohë që nuk reagon aty ku duhet, aty ku ka nevojë, por vetëm aty ku mund të fitojë duartrokitje ndërkombëtare.

Ka kohë që nuk i hyjnë në sy duartrokitjet e shqiptarëve. Ndaj, maksimumi që mund të bëjë, është të çojë edhe dy infermiere shtesë: Një për mamin e Buffon e një për të Ronaldos!”, shkroi Kallaku.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport buffon cristiano ronaldo edi rama mjeket shqiptare ne itali sherik kallaku buffon cristiano ronaldo edi rama mjeket shqiptare ne itali sherik kallaku

Sondazh

Poll