Sport

Nuk i dha mbështetje sportit, Shakohoxha zhgënjehet nga vendimi i kryeministrit: Këshilltarët e Ramës nuk e kanë qejf futb

1 Prill 2020, 17:52 Nga DOSJA
Nuk i dha mbështetje sportit, Shakohoxha zhgënjehet nga vendimi i

TIRANË – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e bëri të qartë se nga qeveria nuk do të ketë vëmendje sa i përket sportit në këto kohë të vështira. Në lidhje me këtë temë ka folur komentatori i njohur, Dritan Shakohoxha, i cili është shprehur se nuk e priste aspak një përgjigje të tillë nga kryeministri Rama.

Shakohoxha ironizon me fjalët se futboll nuk luan vetëm Ronaldo, por ka dhe lojtarë të tjerë që paguhen shumë pak e presin me padurim fundin e muajit për të marrë rrogën e tyre.

“Nuk e prisja këtë lloj përgjigje nga Rama, më së paku pritej një mbështetje si ajo në Kosovë ku ka më pak banorë dhe mundësi dhe e dhanë një fond nga buxheti për sportin. Mesa duket njerëzit që e këshillojnë Ramën nuk e kanë shumë qejf futbollin. Këtu nuk po flas vetëm për mbështetje të futbollit, por sportit në tërësi. Nuk e prisja këtë lloj përgjigje. Nëse paraqiten si fasone këto klube, atëherë ti paguaj për fason. Ajo që duhet të kuptohet është se nuk luan vetëm Ronaldo futboll, ka edhe lojtarë që nuk paguhen nga 3000 euro dhe mezi e presin atë rrogën në fundin e muajit”, ka thënë Shakohoxha.

(E.Ç/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport dritan shakohoxha edi rama dritan shakohoxha edi rama

Sondazh

Poll