Sport

‘Maskat’ tmerrojnë ish-futbollistin e Chelsea-t, i futen në shtëpi dhe e lidhin në karrige

1 Prill 2020, 11:45 Nga DOSJA
‘Maskat’ tmerrojnë ish-futbollistin e Chelsea-t, i futen

ANGLI- Ish mbrojtësi anglez Ashley Cole ka rënë pre e dhunës dhe grabitjes në vilën e tij në periferi të Londrës. Hajdutët ishin futur në shtëpinë e Cole nga një portë e pasme rreth orës 21:45 dhe nuk e kishin parashikuar që ish mbrojtësi do të ishte aty, por kur e hasën përballë e sulmuan menjëherë duke e lidhur mbi një karrige.

Më pas u shpërndanë nëpër shtëpi duke grabitur bizhuteri me vlerë dhe sasi të vogla parash, e më vonë u larguan pa lënë asnjë gjurmë, ndërsa ende edhe sot policia nuk ka arritur të identifikojë autorët.

“Ishte një eksperiencë e tmerrshme. Hajdutët, që mbanin veshur kostume kamuflazhi dhe maska, ishin profesionistë dhe e dinin saktësisht si të lëviznin dhe çfarë të bënin”, mësohet të jetë shprehur vetë Ashley Cole.

(E.ç/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ashley cole ashley cole

Sondazh

Poll