Art&Argëtim

‘HELLO’/ Përshëndetje “nga brenda”, kënga-parodi e Chris Mann në versionin e COVID-19

2 Prill 2020, 13:20 Nga DOSJA
‘HELLO’/ Përshëndetje “nga brenda”,

SHBA– Kur e gjithë bota është izoluar nga koronavirusi, njerëzit nëpër botë  po krijojnë lojëra dhe ide të ndryshme  brenda karantinës.

Këngëtari amerikan Chris Mann në pamundësi për të dalë nga shtëpia ka bërë një “përshëndjetje nga brenda” shtëpisë. Përmes një video ai ka kënduar këngën HELLO të artistes me famë botërore, Adele, në  versionin e COVID-19.

Me imazhin e një njeriu të izoluar në shtëpi, pothuajse një “burg” me shumë tolerime  këngëtari pasi ka postuar këtë video thotë se kjo është një këngë- parodi nga ana e tij, ndërsa shton se  duhet t’i kërkojë falje këngëtares që e ka  transformuar këngën e saj në një video qesharake.

“Përshëndetje, jam unë, unë jam në Kaliforni që ëndërroj të dalë për të ngrënë.”– këto janë pjesë të tekstit të këngës së mrekullueshme nga këngëtari amerikan Chris Mann Përshëndetje (nga brenda), një parodi e hitit të Adele “Hello”.

Me mbi 5.88 milion shikime në YouTube, videoja e Chris ka tërhequr vëmendjen e shumë prej nesh që jemi mërzitur gjatë këtyre javëve në shtëpi.

Nga izolimi i në shtëpi dhe distancimi shoqëror deri te humbja e kënaqësive në jetë, Chris prek të gjitha aspektet e të jetuarit në kohën  e “Coronavirusit”. Shumica e njerëzve që vetë-karantinohen mund ta marrin me shaka këtë video që ka bërë Chris por në realisht janë fakte të vërteta sesi po jeton njeriu tani në këto kohë.

Kjo nuk është hera e parë që 37-vjeçari Chris ka bërë këngë- parodi në lidhje me Covid-19.

Ai ka realizuar edhe dy të tjera:  Corona ime, bazuar në “My Sharona” nga grupi  The Knack, si dhe “Stay Home and Vogue”.  Është mirë të shpenzoni pak kohë me video të tilla qesharake. Chris është një këngëtar i famshëm amerikan që fitoi vendin e katërt në sezonin e dytë të NBC në konkursin “The Voice” 2012. Chris ka dy albume, Roads, që i ka publikuar ​​në vitin 2012, dhe Constellation, të publikuar në  2016.

Burimi: q923fm.com 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz adele chris mann hello adele chris mann hello

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 2 Prill 2020, 10:47

KALIFORNI– Modelja shqiptare, Angela Martini ka dhuruar disa poza seksi nga karantina e saj, në vilën luksoze në Los Angelos. Një ditë më parë ajo postoi foton ...