Art&Argëtim

“Çmendi” shqiptarët me rolet e tij në serialet turke, Kivanç Tatlitug shtrohet në spital! Dyshohet për koronavirus

2 Prill 2020, 12:46 Nga DOSJA
“Çmendi” shqiptarët me rolet e tij në serialet

TURQI– Aktori dhe modeli i njohur turk Kivanç Tatlitug është shtruar në spital si një rast i dyshuar me COVID-19, sëmundje e shkaktuar nga koronavirusi i ri.

Aktori kishte njoftuar se ishtë mbyllur në karantinë së bashku me gruan e tij, Başak Tatlıtuğ, në një shtëpi në rrethin Kemerburgaz të Stambollit. Sidoqoftë, ai raportohet se është ndjerë sëmurë dhe ka shkuar në urgjencë për të bërë një test koronavirusi.

Pas një qëndrimi të shkurtër, Tatlitug doli nga spitali. “Ne kemi qenë në shtëpi për 15 ditë. Kam pasur një ftohje të lehtë dhe tani jam duke pritur për rezultatin e rezultateve e testit tim për koronavirusin, “- u tha aktori i famshëm gazetarëve gjatë daljes nga spitali.

Tarlutug, i cili u bë i famshëm pasi fitoi konkursin si Modeli më i mirë i botës në vitin 2002, dhe aktualisht është ndër aktorët më të njohur dhe më të paguar në Turqi.

Kivanç Tatlitug ka fituar famë të gjerë në të gjithë Turqinë, Ballkanin dhe botën arabe me rolet e tij në serialet televizive turke, duke përfshirë “Gymysh”,  “Kuzey Güney” etj.

Burimi: DailySabah

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz aktori i dyshuar per koronavirus aktori turk covid-19 kivanç tatlitug serialet turke aktori i dyshuar per koronavirus aktori turk covid-19 kivanç tatlitug serialet turke

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 2 Prill 2020, 10:47

KALIFORNI– Modelja shqiptare, Angela Martini ka dhuruar disa poza seksi nga karantina e saj, në vilën luksoze në Los Angelos. Një ditë më parë ajo postoi foton ...