Art&Argëtim

Adelina Tahiri humb njeriun e rëndësishëm nga koronavirusi: E përjetova shumë keq, kur e shikon tek të afërmit frikësohe

2 Prill 2020, 08:35 Nga DOSJA
Adelina Tahiri humb njeriun e rëndësishëm nga koronavirusi: E

MAQEDONI– Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri ka rrëfyer se ka humbur një mik të ngushtë përr shkak të koronavirusit. Në një lidhje me Skype, në emisionin “Rudina” nga shtëpia e saj në Shkup, Maqedoni, Tahiri u shpreh se i ka ardhur shumë keq për këtë humbje dhe se vetëm para dy muajsh e kishte takuar.

 “Ne në izolim jemi që tre javë të plota mund të them, jemi 1 javë më parë se të tjerët sepse e morëm më seriozisht. Të afërmit tanë thoshin hë se nuk është gjë, derisa filluan të jenë viktima në këtë shtet. Ne humbëm një njeri të afërm tonin që e përjetuam shumë keq para dy ditëve. Po në Greqi, ishte shok shumë i mirë i bashkëshortit. Ne ishim para dy muajve me të dhe sinqerisht nuk e prita dhe nuk di si të them. Të them sinqerisht fillova dhe më shumë të frikësohem sepse kur e përjeton në ndonjë të afërm, e përjeton dhe më keq dhe atëherë e kupton që me të vërtetë ka diçka që ne rrezikohemi të gjithë. Sepse asnjëri nga ne nuk e di se çfarë imuniteti kemi dhe çfarë organzimi kemi dhe si e pret atë virusi. Dua të them të mos jemi egositë, duhet të mendojmë dhe për të tjerët, për prindërit tanë, për njerëzit përreth neve dhe të mundohemi të izolohemi për të mirën e të gjithëve, jo vetëm për të mirën tonë,”– ka treguar Tahiri.

Këngëtarja u ka bërë edhe apel të gjithë qytetarëve që të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi.

Ndërkohë numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shkuar në 259. 15 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa numri i të shëruarve ka shkuar në 76. Ndërkohë, harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në tiranë, 26 në durrës 23 në fier dhe 15 në korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 79 pacientë të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz adelina tahiri covid-19 koronavirusi ne shqiperi tahiri humb njeriun nga koronavirusi adelina tahiri covid-19 koronavirusi ne shqiperi tahiri humb njeriun nga koronavirusi

Sondazh

Poll