Art&Argëtim

“Mosmirënjohësa, turp të keni”, Oriola ‘shuplakë’ shqiptarëve që ankohen për pakot me ushqime nga

2 Prill 2020, 08:10 Nga DOSJA
“Mosmirënjohësa, turp të keni”, Oriola

TIRANË– Modelja Oriola Marashi, duket se është revoltuar shumë, pas një fotoje të shpërndarë në median sociale, ku të varfrit bëjnë me dije se ndihmat e dërguara nga qeveria janë shumë të pakta. Me një foto ku tregohen ushqimet, Oriola Marashi ka bashkëngjitur e revoltuar, një mendim rreth kësaj çeshtjeje.

Modelja i quan këto njerëz mosmirënjohës dhe shpirtzinj. Ajo mendon se këto janë thjeshtë mashtrime. Sipas Marashit, duket se ndihmat kanë shkuar në derë të gabuar, pasi këto ‘të varfër’ paskan edhe telefon me kamera, për të fotografuar ushqimet!

“Këto fotot i marrin i hedhin vetë se s’ka mundësi të jenë edhe të varfër edhe kaq shpirtzinj. Edhe në qoftë se ju ka dërguar aq (që s’ka shance të jetë e vërtetë) turp të keni mosmirënjohësa. Këto ndihma duhet t’i dërgohen dikujt që ka vërtet nevojë dhe jo dikujt që paska edhe telefon me Camera. Sa për dijeninë tuaj edhe ne me kaq ushqime jemi rritur dhe hanim groshë çdo ditë, dhe u rritëm falenderues dhe mirënjohës për bukën e sotshme”,– shkruan Oriola Marashi në postimin e saj.

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz modelja seksi ndihmat nga qeveria oriola marashi revoltohet oriola marashi modelja seksi ndihmat nga qeveria oriola marashi revoltohet oriola marashi

Sondazh

Poll