Sport

Tifozi ja rrëmbeu në ndeshjen e fundit, peshqiri i Kobe Bryant kap shifrën e çmendur në ankand

1 Prill 2020, 05:57 Nga DOSJA
Tifozi ja rrëmbeu në ndeshjen e fundit, peshqiri i Kobe Bryant kap

SHBA- Kujtimi i legjendës së Los Angeles Lakers, Kobe Bryant vazhdon të jetojë. Në ndeshjen e tij të fundit, para se të ndërronte jetë, një tifoz i rrëmbeu Kobe peshqirin e tij personal. Atë peshqir të djersitur nga mundi i shënimit të 60 pikëve personale në fitoren 101-96 të Lakers kundër Utah Jazz. Pas vdekjes, peshqiri i tij u hodh në ankand nga tifozi, ndërsa për peshqirim kishin mbërritur 16 oferta, të cilat gjithashtu përfshiheshin dy bileta nga ndeshja kundër Utah Jazz të 13 prill 2016.

Një tifoz tjetër, ose më sakt një koleksionist, po aq i çmendur pas legjendës ofroi një shifër të majme për ta pasur të vetin plot 33.000$. Gazetari Woolf nga Fox Sport shtoi se i njëjti tifoz harxhoi shifrën e njëjtë për një libër vjetor të shkollës së mesme që i përkiste Bryant. Plani i tij afatgjatë është të krijojë një muze në Kaliforninë Jugore, ku epiqendra e ekspozimeve do të jetë kujtimi i Kobe Bryant.

E.Ç/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kobe bryant kobe bryant

Sondazh

Poll