Bota

Mbi 1 milion të infektuar dhe 50 mijë viktima në të gjithë botën/ COVID-19 po bën ‘kërdinë’ në Francë, Spanjë dh

2 Prill 2020, 06:00 Nga DOSJA
Mbi 1 milion të infektuar dhe 50 mijë viktima në të

COVID-19 një kërcënim për të gjithë botën. Mbi 1 milion të infektuar dhe 50 mijë viktima janë regjistruar deri më tani në të gjithë globin. Betejën me koronavirusin e kanë fituar 208,631 të tjerë. Epiqendra e COVID-19 është Europa, ku tri shtetet më të prekura janë Spanja, Italia dhe Franca. Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 13 915. Ndërkohë në Spanjë kanë humbur jetën mbi 10 mijë persona. Në këtë shtet rezultojnë të infektuar 104,118 qytetarë.

Edhe Franca po lufton çdo ditë me COVID-19, por atje virusi po bën ‘kërdinë’, pasi deri më tani kanë humbur jetën 4,032 persona, 509 qytetarë kanë humbur jetën vetëm në 24 orët e fundit. Masa të ashpra për COVID-19 po merr edhe SHBA, pasi atje 5,738 persona kanë humbur jetën.

Virusi është përhapur shumë edhe në Ballkan. Raste të reja çdo ditë në Greqi, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë. Në Shqipëri numri i personave të infektuar ka shkuar në 277, ndërkohë që 16 persona kanë ndërruar jetë. 67 persona janë të shëruar. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, por  më e prekur është Tirana.

Burimi: worldometers.info/coronavirus/

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll