Bota

Flet Veseli pas takimit me Thaçin: Nuk mund të mbahen zgjedhjet në kohë pandemie, PDK-ja do të jetë në opozitë

1 Prill 2020, 12:58 Nga DOSJA
Flet Veseli pas takimit me Thaçin: Nuk mund të mbahen zgjedhjet

KOSOVË– Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli pas takimit gjatë paraites së sotme me Presidentin e vendit, Hashim Thaçi është shprehur se të gjithë janë vetëdijshëm se në këtë kohë pandemie nuk mund të mbahen zgjedhje.

Ndër të tjera Vesesli deklaroi se PDK-ja  do të jetë në opozitë, dhe se ajo çfarë kërkon PDK është të respektohet Kushtetuta dhe të mbrohet vullneti i qytetarëve.

Sipas tij këto përgjegjësi i kanë të gjithë bashkërisht gjatë kësaj situate të jashtëzakonshme që po kalon Kosova, si me përhapjen e virusit edhe për  ruajtjen e sovranitetin të shtetit dhe interesit të qytetarëve.

“Sa i përket zgjedhjeve të jashtëzakonshme vetëm keni parasysh gjithmonë faktin e pandemisë. Ne nuk e dimë deri kur do të përfundojë kjo çështje. Vullneti i sovranit është ma legjitimja, por në rrethana kur jemi në situatë me pandemi a është ndoshta hipokrizi nganjëherë të flitet për zgjedhje të jashtëzakonshme kur gjithë mund ta dinë se nuk mund të jenë për 45 ditë zgjedhjet e jashtëzakonshme. Nuk mund t’i rrezikojmë qytetarët. Sido që të jetë Partia Demokratike e Kosovës ka pozicion shumë të qartë politik në këtë situatë. Do të jemi opozitë dhe ta respektojmë Kushtetutën e Republikës së Kosovës.”- është shprehur Veseli.

Paraditen e sotme  në ambientet e Presidencës së Republikës së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi ka mbajtur një takim me kryeministrin në detyrë Albin Kurtin, e  më pas edhe me liderët e partive të tjera në  vend.  Kurti  tha që e vetmja çëshjte që do flas me Thaçin është Kushtetuta, dhe pas përfundimit të takimit tha se vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja. Por nga ana tjetër Thaçi ka mbështetur Kurtin ku pas takimit ka deklaruar se çdo vendim nga tani e në vazhdim do të merret në përputhje  të Kushtetës dhe vullnetit të partive politike në vend. Albin Kurti u rrëzua nga qeveria me një mocion mosbesimi që u inicua nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci kadri veseli takimi kurti thaçi hashim thaci kadri veseli takimi kurti thaçi

Sondazh

Poll