Bota

Heronjtë që sulmuan virusin në Itali/ Kinezët e Italisë ishin të parët që morën masat e rrepta kundër COVID-19

1 Prill 2020, 13:38 Nga DOSJA
Heronjtë që sulmuan virusin në Itali/ Kinezët e Italisë

ITALI– Dy muaj më parë, banorët kinezë të vendit ishin shënjestra e asaj që Amnesty International e përshkroi si diskriminim të turpshëm, shënjestër e fyerjeve dhe sulmeve të dhunshme nga njerëz që kishin frikë se do të përhapnin koronavirusin nëpër Itali.

Por në qytetin Toskan të Prato, shtëpia më e madhe e komunitetit kinez të Italisë, e kundërta ka qenë e vërtetë. Pasi qenë shenjastra, tani mbahen nga autoritetet si modeli i respektimit të masave të rrepta  të kontrollit për COVID-19.

“Ne italianët kishim frikë se kinezët e Pratos do të ishin problemi. Përkundrazi, ata e bënë shumë më mirë se ne. Në mesin e banorëve kinezë në Prato nuk ka as një rast të konfirmuar të pacientëve me koronavirus.”-tha Renzo Berti, zyrtar i lartë i shëndetësisë i shtetit për zonën, që përfshin Firencen,  duke iu referuar COVID-19, i cili ka vrarë mbi 13 mijë njerëz deri më tani në Itali.

Kinezët etnikë përbëjnë rreth një të katërtën e popullsisë së Prato, por Berti beson se pikërisht ata e kanë ulur nivelin e infeksionit në qytet në pothuajse gjysmën e mesatares së përgjithshme të vetë italianëve, në vetëm 62 raste për 100,000 banorë, përkundrejt 115 që llogaritet për vendin.

Komuniteti kinez i Prato, i ndërtuar fillimisht rreth industrisë së tekstileve, u izolua në në fund të janarit, tre javë para se të shënohej rasti i parë në Itali.  Shumë njerëz aso kohe po ktheheshin nga pushimet e vitit të ri në Kinë, epiqendra e parë e koronavirusit.

Ndërsa italianët sikundër bëjnë çdo dimër, edhe këtë janar shkuan në alpet e tyre për ski dhe qëndruan në kafene e bare si normalishit, por banorët kinezë të Prato ishin zhdukur dhe morën në kohë masat për luftën kundër virusit. Rrugët e qytetit, ende të zbukuruara me dekorimet e Vitit të Ri Kinez, e me dyqane të mbyllura.  Ekzistojnë disa prova që kinezët gjetkë në Itali morën masa të ngjashme, megjithëse të dhënat nacionale mbi shkallët e infeksionit në mes të komunitetit nuk janë të disponueshme.

Francesco Wu, pronar i Confcommercio, tha se ai u kërkoi homologëve italianë prej në shkurt që të mbyllnin bizneset e tyre, pasi vet e kishte mvbyllur aktivitetin e tij.

“Shumica më shikuan të çuditur. Askush nuk mund të besonte se po ndodhte këtu … Tani Troja po digjet dhe të gjithë jemi mbyllur brenda.”- tha Francesco Wu.

Kur biznesmeni me origjinë kineze Luca Zhou u kthye në shtëpi nga Kina në 4 shkurt për t’u ribashkuar me gruan e tij dhe djalin 28-vjeçar në Prato, ai u izolua në shtëpi, në dhomën e tij të gjumit për 14 ditë, i ndarë nga gruaja dhe djali i tij.

Ne kishim parë se çfarë po ndodhte në Kinë dhe kishim frikë për veten tonë, familjet tona dhe miqtë tanë.”-  tha 56-vjeçari, i cili ka një biznes që eksporton verë italiane në Kinë.

Pasi doli nga izolimi ai vijoi të dilte jashtë shtëpisë për të bërë pazare dhe shërbime të tjera pasi mbrohej shumë, me maska dhe doreza.

“Shokët e mi italianë më shikuan të çuditur. Unë u përpoqa shumë herë t’u shpjegoja atyre se ata duhet t’i veshin kostumet mbrojtëse, maskat e dorezat,  por ata nuk e kuptuan. Kur u ktheva në Prato, asnjë autoritet italian nuk më tha asgjë. Ne i bëmë të gjitha vetë. Nëse nuk do ta kishim bërë, të gjithë do të infektoheshim, kinezë dhe italianë.”- tha Luca.

Burimi: Reuters

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid-19 francesco wu koronavirusi ne itali covid-19 francesco wu koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll