Aktualitet

Manastirliu: Përfitojnë dyfishim të masës së ndihmës ekonomike rreth 64 mijë familje

1 Prill 2020, 15:31 Nga DOSJA
Manastirliu: Përfitojnë dyfishim të masës së

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije sot se 64 mijë familje do të përfitojnë nga dyfishini i pagesës së ndihmës ekonomike. Ministrja tha se pagesat do vijojnë pa ndërprerje dhe rikomsionet e KEMP do bëhen pasi të kalohet gjendja e fatkeqësisë natyrore.

Rreth 64 mijë familje do të përfitojnë nga dyfishimi i pagesës së ndihmës ekonomike përgjatë gjithë periudhës së fatkeqësisë natyrore. Edhe për personat me aftësi të kufizuar, pagesat do të vazhdojnë pa ndërprerje dhe rikomisionimet e personave me aftësi të kufizuara do të zhvillohen pasi të kalohet gjendja e fatkeqësisë natyrore.

Ku vendim i ministres bëhet në një kohë kur numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shkuar në 259, ndërkohë që 15 persona kanë ndërruar jetë. 67 persona janë të shëruar. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në Tiranë, 26 në Durrës 23 në Fier dhe 15 në Korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 79 pacientë të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 ogerta manastirliu koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 ogerta manastirliu

Sondazh

Poll