Politike

Basha i pakënaqur me qeverinë: Duhet ndryshim radikal i kursit për të mbështetur sakrificën e qytearëve

31 Mars 2020, 20:15 Nga DOSJA
Basha i pakënaqur me qeverinë: Duhet ndryshim radikal i kursit

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur sot për masat e qeverisë duke thënë se  qeveria duhet të ndyshojë qasjen me krizën e COVID-19. I ftuar sot në emisionin “Përball” në RTSH, Basha është shprehur se jeta e qytetarëve dhe vështirësitë e tyre duhet të lënë qeverinë pa gjumë

Me 1 prill, nesër, shumica e familjeve të cilat janë paralizuar ekonomikisht për shkak të këtyre masave nuk do të kenë të ardhura dhe ky është shqetësimi, brenga ime kryesore sot. Si do të mundemi t’i furnizojmë këto familje me mjaftueshëm likuiditet, para, financa për të siguruar ushqimin e tyre, për të siguruar përditshmërinë e tyre? Dhe kjo është diçka që duhet ta lërë pa gjumë qeverinë.

Ndaj insistoj në rradhë të parë të kemi një paketë realiste mbështetëse, sepse është e pakuptueshme që ne të kemi një paketë tre herë më të vogël se sa Kosova! Si mund të kemi ne një paketë tre herë më të vogël se sa Kosova, kur ata e kanë buxhetin sa gjysma jonë?! A ka ndonjë shpjegim tjetër për këtë përveçse ngadalësisë, paaftësisë apo prioriteteve të gabuara? Sepse nga ana tjetër janë harxhuar 52 milion euro këto tre javë me shpenzime totalisht të panevojshme. Ka vend jo për përmirësim, por për një ndryshim radikal të kursit nga ana e qeverisë për të mbështetur sakrificën e qytetarëve”, u shpreh Basha.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi lulzim basha masat e qeverise masat kunder covid 19 koronavirusi ne shqiperi lulzim basha masat e qeverise masat kunder covid 19

Sondazh

Poll