Bota

Masakra e heshtur që po ndodh në Itali, pacientët e dërguar në shtëpi një ‘bombë biologjike’! Mjekët japin ALARMIN,

1 Prill 2020, 11:05 Nga DOSJA
Masakra e heshtur që po ndodh në Itali, pacientët e dërguar

ITALI– Mjekët dhe sindikatat italiane kanë paralajmëruar se politikat qeveritare për të dërguar pacientët që gjenden në spital, por ende pozitivë me koronavirus, në shtëpitë e përkudjesjes,  është si të përgatitësh “bomba biologjike”.

Me mbi 28,000 njerëz në spital, përfshirë më shumë se 4,000 në kujdesin intensiv, shtretërit duhet të lirohen sa më shpejt që të jetë e mundur, kështu që shumë pacientë që janë në gjendje pak më të mirë, dërgohen për t’u kujdesur në shtëpitë e përkujdesjes ose në hotele. Kjo sipas ekspertëve të mjeksisë, quhet një ‘masakër e heshtur’.

Qindra njerëz në shtëpitë e përkujdesjes kanë frikë se i janë nënshtruar sëmundjes. Mbi 600 vetëm në rajonin e goditur rëndë në Bergamo , megjithëse të dhënat janë të pamundura për t’u gjetur, shumë viktima nuk raportohen, thonë ekspertët.

Ata kanë shprehur shqetësime serioze për sigurinë e 300,000 banorëve në 7,000 shtëpitë e kujdesit në Itali.

Në një luftë si kjo, ne nuk mund ta ekspozojmë veten në rrezikun e përsëritjes së shpërthimeve të reja që rrezikojnë t’i kthejnë shtëpitë e kujdesit në” bomba biologjike “që përhapin virusin,” – i tha Raffaele Antonelli Incalzi, kreu i shoqërisë italiane geriatrike SIGG. AFP.

Përdorimi i gjërë i shtretërve të shtëpive të kujdesit për të lehtësuar presionin në spitalet … do t’i rrezikonte banorët e moshuar dhe ata janë më të dobëtit në këtë pandemi, “– shtoi ai.

Rreth 2,000 pacientë tashmë janë transferuar në shtëpitë e përkujdesjes në Lombardi, epiqendra e krizës, ndërsa rajoni Marche në Italinë qendrore dhe Sicilinë në jug kanë filluar procedurat.

Matteo Villa, studiues në Institutin Italian për Studime Politike (ISPI), tha të hënën se të dhënat rajonale treguan që një pjesë e konsiderueshme e atyre që janë larguar nga spitali ende kishin virusin.

Instituti kombëtar i shëndetësisë në Itali tha që 86 përqind e shtëpive të kujdesit, të anketuara, raportuan vështirësi në mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse, ndërsa 36 përqind thanë se po luftonin për shkak të stafit të sëmurë.

Të afërmit e shqetësuar kanë sjellë maska ​​nga shtëpia dhe fustane jo mjekësore me shpresën se do t’i ndalojë ata të kapin virusin dhe ta përhapin atë tek të dashurit, shumë prej të cilëve janë të moshës 80 dhe 90 vjeç.

Burimi: DailyMail

R.L/Dosja.la

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni bomba biologjike covid-19 itali koronavirusi ne itali mjeket italiane bomba biologjike covid-19 itali koronavirusi ne itali mjeket italiane

Sondazh

Poll