Bota

Kardinali i parë, De Donatis rezulton poztivë në testin e COVID-19, në karantinë edhe katër peshkopë të tjerë

1 Prill 2020, 09:42 Nga DOSJA
Kardinali i parë, De Donatis rezulton poztivë në testin e

ITALI– Koronavirusi ka prekur edhe Kardinalin, De Donatis, ndërsa edhe katër peshkopë të tjerë janë në karantinë.

Nga mediat vendase mësohet se shenjat e para u ishin shfaqur që disa ditë  më parë me ethe dhe kollë të vazhdueshme. Meqenëse nuk ishte asgjë për tu shqetësuar, kardinali menjëherë mendoi për një viroz sezonale, por u tëhoq nga të  gjitha takimet ku do kishte planifikuar të merrte pjesë.

Dita e kardinalit është gjithmonë plot angazhime dhe vizita. Por, gjatë ditëve me etheve dhe në ditët në vazhdim, me sugjerimin e mjekëve vendosën t’i nënshtroheshin testit të koronavirusit. Përgjigja e testit rezultoi pozitiv. Kështu që Kardinal Angelo De Donatis është kardinali i parë që preket nga koronavirusi.

Natyrisht për këtë infeormacion u  informua edhe  Papa Françeskun, dhe më pas dha udhëzime që një njoftim për shtyp të shpërndahej nëpër zyrat e shtypit.

“Pas shfaqjes së disa simptomave, ai iu nënshtrua testit për Covid-19 dhe rezultoi pozitiv. Kardinali tani është shtruar në spital në Poliklinikën Gemelli. Ai ka ethe, por gjendja e tij e shëndetësore është e mirë. E zakonshme për të gjithë ato pacient që po jetojnë në këto rrethana, duke marrë antibiotikët.“-thuhet në njoftim.

Në rang global kanë humbur jetën 42,339 persona pasi u infektuan me COVID-19. Europa tashmë është epiqendra e COVID-19. Tre vendet më të prekura janë Italia, Franca dhe Spanja. Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 12,428. Po kështu, virusi po bën ‘kërdinë’ edhe në Spanjë, pasi aty ka shkaktuar  8,464 viktima. Ndërkohë, në Francë kanë humbur jetën 3,523 persona, por numri i viktimave rritet nga ora në orë.Virusi është përhapur edhe në Ballkan. Në Shqipëri janë 243 persona të infektuar dhe  15 viktima. Në Kosovë numri i të prekurve ka shkuar në 108 dhe është shënuar vetëm një viktimë

Burimi: ilmessaggero.it 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota  papa frannçesku kardinal de donatis koronavirusi ne itali  papa frannçesku kardinal de donatis koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll