Bota

Në konflikt prej vitesh, Putini provokon Presidentin Trump/ Dërgon pajisje mjekësore për të ndihmuar SHBA, në luftën kund

1 Prill 2020, 10:04 Nga DOSJA
Në konflikt prej vitesh, Putini provokon Presidentin Trump/ Dërgon

RUSI– Presidenti rus Vladimir Putin ka dërguar pajisje mjekësore për të ndihmuar SHBA në  luftën kundër kornavirusit.

Putin e bëri propozimin në një bisedë telefonike me Presidentin Donald Trump të hënën, kur ata diskutuan për situatën që ka krijuar koronavirusi dhe tregjet e naftës, duke bërë të mundur që të ketë një takim mes ministrave të energjisë të të dy vendeve.

“Trump e pranoi me mirënjohje këtë ndihmë humanitare.”– citoi Interfax të thoshte Peskov. Një avion rus me pajisje mjekësore dhe mbrojtëse mund të niset drejt  Shteteve të Bashkuara të Amerikës tha ai.

Rastet e konfirmuara në ShBA janë rritur në afro 180,000 me 16,000 teste të reja pozitive të raportuara ditën e djeshme.

Gjendja e marrëdhënieve mes Moskës dhe Uashingtonit ka qenë e ndërlikuar vitet e fundit për shkak të sanksioneve amerikane ndaj disa prej kompanive ruse në përgjigje të aneksimit të Rusisë së Krimesë në vitin 2014 dhe mbështetjes ruse për separatistët në lindje të Ukrainës, midis tensioneve të tjera.

Uashingtoni ka thënë që Trump dhe Putin ranë dakord në thirrje se ishte e rëndësishme për të stabilizuar tregjet globale të energjisë. Kjo ndihmoi për të mbajtur të qëndrueshëm çmimet e naftës, të cilat janë ende afër 18-vjeçare, ndërsa koronavirusi godet kërkesën globale.

Në rang global kanë humbur jetën 42,339 persona pasi u infektuan me COVID-19. Europa tashmë është epiqendra e COVID-19. Tre vendet më të prekura janë Italia, Franca dhe Spanja. Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 12,428. Po kështu, virusi po bën ‘kërdinë’ edhe në Spanjë, pasi aty ka shkaktuar  8,464 viktima. Ndërkohë, në Francë kanë humbur jetën 3,523 persona, por numri i viktimave rritet nga ora në orë.Virusi është përhapur edhe në Ballkan. Në Shqipëri janë 259 persona të infektuar dhe  15 viktima. Në Kosovë numri i të prekurve ka shkuar në 108 dhe është shënuar vetëm një viktimë

Burimi: Reuters 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump shba vladimir putin donald trump shba vladimir putin

Sondazh

Poll