Bota

Prezantuesi i CNN infektohet me Covid-19, por s’heq dorë nga puna! I frikësuar për familjen: Shpresoj mos ua kem ngjitu

1 Prill 2020, 09:19 Nga DOSJA
Prezantuesi i CNN infektohet me Covid-19, por s’heq dorë nga puna! I

New York– Prezantuesi i CNN Chris Cuomo ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Pavarësisht se u prek nga koronavirusi, ai ka pohuar se ndjehet mirë, dhe do vazhdojë të jetë në programin e tij të orës 21:00
“Cuomo Prime Time” nga shtëpia e tij.

“Në këto periudha të vështira që duket se bëhen më të vështira dhe të ndërlikuara gjatë ditës, thjesht zbulova se jam pozitiv për koronavirusin. Unë kam qenë i ekspozuar ndaj njerëzve ditët e fundit dhe pasi rezultova pozitiv kam pasur ethe, të dridhura dhe gulçim. Shpresoj se nuk ua kam ngjitur fëmijëve dhe Cristinës. Kjo do të më bënte të ndjehem më keq nga kjo sëmundje!Ne të gjithë do ta mposhtim këtë duke qenë të zgjuar dhe të ashpër dhe të bashkuar!”– ka shkruar ai në Twitter.

Cuomo tha të martën se ai është karantinuar në bodrumin e tij dhe do të do t’i bënte shfaqjet televizive nga shtëpia. Chris Cuomo është gjithashtu dhe vëllai i guvernatorit të New York-ut, Andrew Cuomo. Ata janë vënë shpesh në qendër mediatike për shkak të bisedave të tyre të drejtpërdrejta dhe shpesh herë me thumbime.

Burimi: CNN

R.L/Dosja.al

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota chris cuomo guvernatori i new york prezantuesi i cnn me koronavirus chris cuomo guvernatori i new york prezantuesi i cnn me koronavirus

Sondazh

Poll