Bota

Kurti i dërgon letër Thaçit para takimit: Sot do flas vetëm për shpërndarjen e Kuvendit

1 Prill 2020, 08:49 Nga DOSJA
Kurti i dërgon letër Thaçit para takimit: Sot do flas

KOSOVË– Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i ka drejtuar një letër presidentit të vendit, Hashim Thaçi, para se të niste takimi në Presidencë.

Mësohet që në letrën e dërguar Presidentit, Kurti shprehet se do të takohet me kënaqësi me Presidentin Thaçi, lidhur me bisedën për hapat e ardhshëm sipas Kushtetutës, pas mocionit për rrëzimin e Qeverisë.

Kurti ka kërkuar nga Thaçi që të respektojë Kushtetutën duke thënë se Kosova ka nevojë për një President që e respekton atë deri në çdo pikë e presje.

Ndër të tjera kryeministri në detyrë është shprehur se çështja e vetme që do të bisedojë sot me presidentin është që të gjendet koha më e përshtatshme për shpërndarjen e Kuvendit.

 “Këshilltarët e mi ligjorë, e kanë pasur për detyrë ta vlerësojnë ftesën e presidentit, dhe sugjerimi i tyre është që të shkoj në takim nesër, dhe unë do të shkoj si kryeministër në detyrë”.– ka thënë Kurti.

Qeveria e Kurtit u rrëzua me një mocion mosbesimi të iniciuar nga partneri i tij në koalicion, Isa Mustafa i LDK-së. Sipas tij, aryset për mocionin ishin shkarkimi i ministrit të Brendshëm, Agim Veliu dhe mosshpallja e gjendjes së jashtëzakonshme për koronavirusin. Ndërsa Kurti u shpreh se e gjitha ndodhi për shkak të një marrëveshje mes Mustafës, Thaçit dhe Amerikës për shkëmbimin e territoreve me Serbinë. Ndërsa sot, Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë planin e masave të marra nga qeveria Kurti për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kurti thaçi kurti thaçi

Sondazh

Poll